
Nga Agim Xhafka/ Tregimet e së dielës, tatuazhi
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Për të kuptuar si janë punët në një vend, mund të shohësh çfarë reklamash transmetojnë televizionet. Aty kupton për nivelin e shoqërisë, konsumin, kërkesat dhe ofertat që ka tregu, produktet që kërkohen me shumë etj.
Por çfarë mund të thuash për Absurdistanin, një vend ku reklamat e ilaçeve dominojnë eterin nga mëngjesi në mbrëmje?
Me një breshëri të pamëshirshme reklamash, gjendja shpirtërore e vendit jo vetëm që ndikohet, por në dukje diktohet nga këto fushata agresive.
Që nga momenti kur lind dielli në Absurdistan, valët janë të mbushura me reklama që promovojnë produkte të ndryshme farmaceutike. Reklamat variojnë nga qetësuesit e dhimbjeve për kockat e lodhura (dhe sipas reklamës problemi me kockat nis në moshën 25 vjeç) deri tek ilaçet kundër gripit që premtojnë një shërim sa hap e mbyll sytë. Ilaçet kundër gripit paraqiten në mënyrë aq joshëse saqë të vjen keq që nuk të ka zënë gripi apo flama ose të paktën covid-i.
Pavarësisht nga ora e ditës, apo ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur, ka gjithmonë diçka që shitet përmes ekranit për të lehtësuar dhimbjet, për të qetësuar stomakun, për të bërë zemrën të punojë si motor benci ose për të ofruar lehtësim nga një sërë sëmundjesh.
Sikur të mos mjaftojnë këto “publicitete” në ekran shfaqen edhe mjekët “popullorë” që me gjethe ferrash dhe bar, po po bar nga ai që hanë lopët dhe jo ai që ju shkon ju në mendje, shërojnë sëmundje që nga reumatizma deri te çlirimi nga kapja e xhindeve. Dikur në Absurdistan thuhej se “çdo hall e ka një derman”. Sot prania e vazhdueshme e këtyre reklamave përforcon idenë te absurdistanasit se për çdo shqetësim ka një pilulë.
Ekspertët janë në mëdyshje!
A kemi të bëjmë me një shoqëri ku njerëzit janë shumë të fokusuar për shëndetin dhe mirëqenien apo prania e madhe e reklamave sugjeron një ankth kolektiv për sëmundjet fizike, duke promovuar kështu një kulturë të kujdesit për veten dhe vëmendjes së tepruar ndaj trupit?
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët në Absurdistan janë të shqetësuar se mospërhapja e kudondodhur e reklamave farmaceutike mund të krijojë një atmosferë hipokondrie. (shqetësim për shëndetin pavarësisht nëse je apo jo i sëmurë).
Lumi i reklamave mund të nxisë pa dashje ankthin, duke i bindur individët se janë të prekur nga e pakta një sëmundje ose janë të predispozuar për sëmundje të ndryshme. Ky ekspozim i përhershëm ndaj problemeve të mundshme shëndetësore ka dhënë dhe efektet e para.
Në çdo orë të ditës tani shfaqen njerëz me probleme të dukshme të shëndetit mendor që paraqiten herë si analistë, herë si ekspertë, herë si komentatorë, por më të shumtët e rasteve si “avokatë”. Këta të ftuar japin mendime, por edhe zgjidhje për çdo çështje që rrok imagjinata e homo sapiensit.
Të huajt në këtë vend, nuk arrijnë të kuptojnë shtrirjen dhe intesitetin e reklamave për ilaçet dhe vitaminat, nuk arrijnë të kuptojnë as obsesionin popullor për ilaçe dhe as faktin se biznesi i farmacive është më i suksesshmi në vend.
Hutesa vjen për faktin se ata kujtojnë se në Absurdistan, “Shëndetësia është falas”, premtim që vetë banorët e Absurdistanit e kanë harruar./ CNA.al
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më ...
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për ...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e qu...
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Leçjan! Non fare il furbo con me… Kam katër ditë që p...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Forcat e policisë në pikat kufitare kanë konstatuar dhe go...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ...
Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me ini...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën ...
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...