
RRETHIMI I OPOZITËS
Rrethimi i opozitës që po përgatitet në sallën e parla...
Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëngri dy lugë kos me ca krodhe buke në të,piu ilaçet dhe pasi pa rreth e qark banesës së heshtur terhoqi derën e po zbriste shkallët. Kolla e përditshme e përqafoi qysh te kati i vet. E fortë sot dhe një çast iu morëm mendtë. U mbajt te parmaku dhe i foli vetes:
-Leksi,jo sot,mos më lerë pa shkuar në ceremoni. Se kam mall. Shumë mall. Do takoj shokët,kolegët,ata që punova aq vjet. Pa do shoh lumin,pyllin,qytetin...
Dhe kolla,si shoqja e tij më e mirë iku diku,larg Aleksit.
Ngadalë-ngadalë mbërriti te furgoni. U lodh se tashmë kapi 82 vjeç. Shyqyr që ishte peshë e lehtë se ndryshe do rrinte veç në krevat. Nga veshët s’para dëgjonte. I thanë për një aparat të thjeshtë,por nuk i delte hesapi ta blinte. Nga që një palo pension siguroi. Vertet punoi mjaft vite si mjek,por gjysma e jetës i shkoi në burg.
Sa tha fjalën burg i erdhi ndër mend gruaja e tij e bukur,djali dhe vajza,një familje e qeshur dhe plot gaz. Deri sa një darkë erdhën dy policë te dera,i bërtitën,je i arrestuar,do vish me ne e që atë natë filloi rrokullima.
E akuzuan për agjitacion e propagandë. Ke thënë te shtëpia e Ethemit se bluzat e huaja janë të bukura. Në kafene ke mburrur futbollin italian. Ke kënduar një këngë jugosllave dhe filmat francezë i ke ngritur në qiell. Plot një vit hetuesi. Mori vesh që edhe vëllain,inxhinier,e kishin arrestuar. E një mbasdite i vjen një shkresë për firmë,gruaja i kërkon divorcin. E firmosi menjëherë,të mos i trajtojnë keq fëmijët,mendoi. Dhe ikën vitet në galeri lart mes maleve.
Pas mbarimit të dënimit prej dhjetë vjetësh e ridënojnë,sikur i kishte thënë dikujt që supa e burgut do na vdesë. Dhjetë vjet të tjera…
Nga familja asnjë letër e lajm. Një i burgosur i ri i kishtë thënë që vajza ishte bérë infermiere,djali punonte në ndértim.
-Po gruaja,gruaja ime?- pyeti.
Ai nuk i dha përgjigje. Ndoshta është martuar,i shkoi si shigjetë në tru. Nuk mendonte se do delte gjallë nga burgu. Ndaj shpesh uronte që ajo të martohej e mbase merrte dikë të urtë e të matur që t’i trajtonte mirë fëmijët. Ikën vitet dhe... një mëngjes erdhi urdhëri të lirohen të gjithë të burgosurit politikë. Aleksi nuk besonte dhe në vend të pickonte veten pickonte shokët. Deri sa Sherifi ia dhe me një shpullë mbrapsht. I dhembi,u gëzua e bërtiti:
-Jam gjallë,jam i lirë.
Nuk priti makinë tek kthesa. Eci më këmbë poshtë malit. Kishte frikë mos një urdhër i dytë e rikthente në burg. Një skodë e kromit e hodhi sipër e deri në qytet makina i dukej si breshkë. Vrap te dera e shtëpisë,tokit e bërtit. Heshtje,nga dera ngjitur nxori kokën një plakë.
-Dua Sofikën,Dritanin dhe Blertën.
-Nuk ka njeri atje,ikën me anije,ishin ca kohë te ambasada gjermane. Tani nuk kam haber,-tha ajo e mbylli derën.
-Jam Aleksi,burri i Sofikës.
Por nga matanë asnjë pérgjigje. Më vonë gjeti një çekiç tek berberi poshtë dhe e shkallmoi derën,hyri brenda dhe ..i ra të fikët. Kur erdhi në vete ishte në spital. Atje ku punoi aq e aq vjet. E njohën dhe e mjekuan mirë e mirë. E ushqyen dhe iku drejt e në Tiranë. Atje takoi vëllanë ai ishte liruar para ca vitesh,punonte te fabrika e qelqit. Por shpresonte se ditët e këqija ikën për ata.
Dhe vërtet pas ca muajsh Aleksi nisi punë në ministri. E donin dhe e nderonin. Iku me mall nga qyteza ku krijoi familje. Mësoi se fëmijët ishin në Gjermani,në Këln,edhe gruaja. Iu lut ministrit që në se mundej t’i nxirrte një vizë,ai e dërgoi me shérbim dhe udhëtimi me avion ishte për te si ajo ecja mbi një tel në lartësi të mëdha. Kaq adrenalinë po çlironte sa tha se po vdiste vërtet.
Djali dhe vajza e pritën në aeroport. Të rritur dhe të bukur,shumë të bukur. Qanin e gëzonin të tre. Pa tek ata shumë tipare të tijat. Djali im,vajza ime,fliste parreshtur. Kështu thoshte me vete çdo ditë në burg e para se të flinte uronte:" Natën e mirë familja ime e mirë!"
-Po Sofika?
-Mamaja ka tre muaj që ka vdekur.
U turbullua dhe u ul tek stoli ngjitur. Mësoi se pati një jetë skëterrë. Falë familjes së saj komuniste nuk e çuan në punë të rënda,por bukurisë së saj iu sulën të gjithë. Me kërcënime,me provokime,me shantazhe. Deri sa nuk duroi më e kur dolën fëmijët në punë u mbyll në shtëpi e nuk doli deri ditën që me zor e morën kur u futën në ambasadën gjermane. Pastaj u qetësua në Këln,por ndjehej fajtore pér kërkesën e divorcit dhe mendonte veç për ty,baba. I dukej sikur ajo ta shtrengoi lakun që sigurimi të vuri në qafë. Më pas humbi mendjen,e shtruam në spital e deri sa një ditë se ku kishte gjetur një brisk,preu damarët
Qanin të tre në aeroport. Edhe në shtëpi. Kështu kaloi një javë duke ngushëlluar njëri -tjetrin.
Aleksi u kthye në Tiranë e i dhënë pas pune nisi të harrohej. Vajza dhe djali bënë dokumentat dhe e morën me vete. Ai po plakej,fëmijët u bënë me fëmijë. Gëzohej mes tyre dhe disa muaj rrinte atje,më pas në Tiranë mes fisit dhe shokëve. Kështu disa vjet deri sa u bë plot 82. Një telefon pardje i ngrohu zemrën.
-Do festojmë 50 -vjetorin e spitalit.-Jemi të lumtur në se vjen.
U pérgjigj po,pa u menduar. Këto po i thoshte vetes në furgon,kur dëgjoi:
-Arritëm xhaxha. Do zbresësh?Pyeti ku gjendej hoteli “Roma” dhe nisi të capitej për atje. Kishte ardhur herët. Po pi një kafe i qetë,mendoi. Sa hyri te holli lexoi :”50 Vjetori i Spitalit” U mallëngjye dhe zuri një tavolinë me pamje nga dera. Sa u ul e kapi nga mbrapa Faiku,drejtori i parë. U shmallën,të dy të mplakur,por të gëzuar. Pas ca bisedave sheh ca vajza të reja plot shend e rini.
-Kjo është tani drejtoresha e spitalit,-i tha Faiku. -Eshtë vajza e Paulinit.
Paulini ishte kolegu që spiunoi Aleksin,që e futi në burg. U vrenjt,nuk i dha dorën. Më pas erdhën plot të tjerë. Ja dhe Ylberi,dëshmitari që sajoi sikur lëvdoja filmat francezë,po thoshte Aleksi. Tani mburrej se kishte dalë në pension,por e merrnin pér konsulta në spitalin amerikan. Gjithë ata që e çuan në burg erdhën për ceremoninë. U ndriste fytyra nga shëndeti dhe dhëmbët nga buzëqeshja. Në fund hyri ministrja.
-Mbesa e Sokratit,të kujtohet?-e pyeti Faiku.
-E cilit Sokrat?
-Kryetarit të Degës,atij të policisë.
Aleksi u egërsua. I doli para ai njeri i shëmtuar që e rrihte çdo natë me këmbën e shkulur nga një karrike. U çua vrik dhe doli jashtë. Nisi të nxitonte. Tek rruga pyeti dikë:
-Ku nisen furgonat për në Tiranë?
Ai drejtoi dorën nga lumi e Aleksi gati vraponte. Nuk e shqetësonte as kolla,as zemra. Vetëm ecte e ecte. I dukej sikur po jetonte te djeshmen,sikur do i delnin para ata dy policët e dikurshëm të natës së mënxyrshme e do i bërtisnin fort :”Eja me ne në degë! Je i arrestuar,i arrestuar!"
U plaka,por koha nuk paska lëvizur fare,tha dhe hypi në furgon.
-Për ku xhaxha?-e pyeti shoferi.
-Për Gjermani,o bir!
Qeshën pasagjerët. Shoferi tha:
-Për Gjermani jemi të gjithë.
Futi marrshin e furgoni nisi ecjen bri lumit...
Rrethimi i opozitës që po përgatitet në sallën e parla...
Një nga emisionet me peshë të aktualitetit në bregun p...
Prej një muaji a më shumë, e gjithë Shqipëria është në...
Shqipëria e mbylli pandeminë e COVID-it si një prej ve...
U mbushen 79 vite kur u krye masakra masive në Tiranë nga...
Enigmat e aksionerëve të kompanisë offshore Geogenix u zgj...
Shoku dhe vëllai im Vilson Ahmeti. E njihni të gjithë...
Po bëhet 1 dekadë e gjysëm që kemi hyrë tashmë në shek...
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve sh...
Asnjëherë më parë nuk kam fjetur në drekë. Kam plot shokë ...
Jep intervista në mediat italiane, i bën shpërndarje M...
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombë...
Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë? Pyetja...
Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti...
Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë...
E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitë...
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...