LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Açka i zuri vendin/ Bardhi: Nikolla të zbatojë Kushtetutën, Basha nuk zëvendëson vullnetin e deputetëve

16 Shtator 2023, 17:20, Politikë CNA

Açka i zuri vendin/ Bardhi: Nikolla të zbatojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur lidhur me kalimin e detyrës së kreut të grupit parlamentar tek Flutura Açka.

Ai tha se Basha nuk  mund të zëvendësoj vullnetin e deputetëve dhe se kryetarja e parlamentit ka detyrim të zbatojë Kushtetutën.

Sipas tij loja e provokimi që është duke bërë Kryetarja e Kuvendit tregon nevojën që ka maxhoranca për të mbajtur të ndezur debatin brenda opozitës.

“Kryetarja e Parlamentit ka detyrim të zbatojë Kushtetutën. Sipas rregullores janë deputetët që caktojnë kryetarin e grupit parlamentar dhe kryesinë. Ajo që tha Nikolla, ishte me propozim të kryetarit të partisë. Kryetari I Partisë ka vetëm një votë, nuk mund të zëvendësoj vullnetin e deputetëve. Loja e provokimi që është duke bërë Kryetarja e Kuvendit tregon nevojën që ka maxhoranca për të mbajtur të ndezur debatin brenda opozitës. Kjo është ajo që irriton pjesën dërrmuese të deputetëve. Qartësisht Basha është një minoracë brenda PD-së dhe nuk gëzon mbështetjen e deputetëve të opozitës.”/ CNA

Lajmet e fundit nga