LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adriatik Lapaj flet pa filtra/ Zbulon ofertat nga partitë politike

19 Shtator 2023, 22:15, Politikë CNA
Adriatik Lapaj flet pa filtra/ Zbulon ofertat nga partitë politike
Aktivisti Adriatik Lapaj

Aktivisti Adriatik Lapaj, i cili dje prezantoi lëvizjen e tij “Shqipëria bëhet”, foli mbrëmjen e sotme për angazhimin e tij në politikë.

Lapaj tha se ka marrë disa herë oferta nga partitë politike, por nuk ka pranuar të bëhet pjesë e tyre.

Ai deklaroi në emisionin e Eni Vasilit se nuk bëhet fjalë vetëm poër një parti, por për të gjithë spektrin politik.

Megjithatë, aktivisti theksoi se e sheh më të arsyeshme të krijonte një lëvizje për të kërkuar ndryshim, sesa të angazhohej në subjektet e vjetra politike .

Ishte një vendim i vështirë pasi ka përgjegjësi karshi shoqërisë, familjes por edhe ndaj vetes. Unë jam një profesionist në karrierë dhe ky angazhim do bëjë të ul performancën time si avokat, gjë që është e vështirë për mua. Nga ana tjetër është përgjegjësia që marr për qytetarët, për të cilët dua të krijoj shpresë.

Mes ëndrrës së ngritjes në karrierë dhe asaj që të realizohen ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi, anoj te kjo e dyta. Kam marrë oferta nga parti politike. Vendimet e kësaj republike janë marrë historikisht nëpër Bllok ose në kolltukët e Dhërmiut, aty ku elita e vendit mblidhet e merr vendime për ne. Them që mund të isha pjesë e tyre sepse jeta është zgjedhje. Mund të bëhesha palë, kam marrë gjithmonë oferta nga gjithë spektri politik.

Po të ishte për biznes mund të rrija aty ku isha. Arsyeja janë betejat e mia prej moshës 22-vjeçare për të kërkuar një ndryshim në këtë vend. Nga jashtë mund të debatohet, por duhet angazhim i drejtpërdrejtë për ndryshimin”, nënvizoi Lapaj./ CNA

Lajmet e fundit nga