LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arben Malaj: I urrej lojërat e fatit, por duhen legalizuar urgjentisht

19 Shtator 2023, 22:46, Politikë CNA
Arben Malaj: I urrej lojërat e fatit, por duhen legalizuar urgjentisht
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka shprehur mbështetje për rikthimin e lojërave të fatit nga qeveria.

Malaj tha në emisionin e Erla Mëhillit se personalisht i urren lojërave e fatit, por pretendon se duhet të legalizohen në mënyrë urgjente.

Sipas tij, legalizimi i tyre do të ulte shkallën e informalitetit.

Unë personalisht i urrej lojërat e fatit dhe asnjëherë nuk kam tentuar të provoj fatin në to, por legalizimi i tyre është i domosdoshëm pavarësisht nga pikëpyetjet, për shkallën e performancës së administratës publike, ne jemi në kushte ku 100% e saj është informale.

Kur ato kanë funksionuar me licencë, shkalla e informalitetit, mund të ketë qenë 30-40% aq sa është shkalla e informalitetit në përgjithësi. Kështu që pikëpyetjet se si do vazhdojë në të ardhmen nuk e përligjin. Do arrijë të formalizohet në atë shkallë që formalizohet ekonomia shqiptare”, theksoi ish-ministri./ CNA

Lajmet e fundit nga