LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Popullit/ Bardhi: Nuk do zgjidhet duke ngrënë pica e duke pirë cigare me Ramën

19 Shtator 2023, 14:28, Politikë CNA
Avokati i Popullit/ Bardhi: Nuk do zgjidhet duke ngrënë pica e duke
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar kërkesën që i ka dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit ku thekson se duhet të ketë një proces transparent.

Në një prononcim për gazetarët sot pas mbledhjes me deputetët demokratë në Kukës, Bardhi është shprehur se kërkesa është bërë pas një shqetësimi që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA-së dhe delegacionit të BE-së, të cilët kanë kërkuar që të ecet përpara me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi ka deklaruar se për grupin parlamentar të PD-së, është e papranueshme që Avokati i Popullit të zgjidhet duke ngrënë pica dhe duke pirë cigare me Ramën.

Ai nënvizoi se për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duhet të ketë një proces transparent.

Pa diskutim që duhet të ketë një qartësim të saj nesër përfaqësoj kreun e grupti paralmentar në mbledhjen e konferencës në 13:30. Sa i përket Pampurit nuk kam asnjë koment. Ajo që kam kërkuar merr shkas nga një shqetësim i ardhur nga përfaqësues të SHBA që i kanë kërkuar grupit parlamentar të PD dhe PS që të çojnë përpara zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Përfaqësues të Amerikës kanë shprehur një nxitje për të çuar përpara procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kam vënë në lëvizje një proces. Do duhet dhe bashkëpunimi nga  grupi i PS. I jam përgjigjur kërkesës së SHBA dhe delegacionit të BE.

Avokati zgjidhej duke ngrënë pica, larg kuvendit , të jetë një proces transparent në Kuvend. Nuk kam kërkuar të ulem unë dhe Çuçi por kam kërkuar nga kryetarja e parlamentit të kërkojë një proces transparent. Zgjedhja e Avokatit të Popullit duke ngrënë pica dhe pirë cigare me Ramën për grupin e PD janë të papranueshme kam kërkuar proces transparent dhe do të ketë një proces transparent.”, tha Bardhi./ CNA

Lajmet e fundit nga