LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi thërret sërish deputetët e opozitës/ Takimi do të mbahet në Kukës

17 Shtator 2023, 21:25, Politikë CNA
Bardhi thërret sërish deputetët e opozitës/ Takimi do
Deputeti Gazment Bardhi

Deputeti Gazment Bardhi ka organizuar një tjetër mbledhje të përbashkët të deputetëve të opozitës.

Bardhi ka njoftuar deputetët se mbledhja do të zhvillohet të martën e 19 shtatorit në orën 12:00.

Ndryshe nga takimet e para, kjo tryezë e përbashkët do të zhvillohet në Kukës.

Kjo mbledhje do të ketë si synim zgjedhjet në qarkun e Kukësit që do të zhvillohen të dielën 24 shtatorit.

Kështu, deputetët e opozitës do të ofrojnë mbështetje për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata./ CNA

Lajmet e fundit nga