LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beleri/ Spahiu “zë mat” Berishën: Në ’92-shin dhe ’97-ën e shpalli në kërkim për vrasje

15 Shtator 2023, 21:56, Politikë CNA
Beleri/ Spahiu “zë mat” Berishën: Në ’92-shin
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu foli për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në qeli për korrupsion në zgjedhje.

Spahiu kritikoi qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha, i cili nxori Belerin më 14 maj si kandidat të Berishës.

Ai deklaroi në Euronews Albania se në vitet 1992 dhe 1997, Berisha nxori fletë arresti dhe shpalli në kërkim Fredi Belerin.

“Kur Berisha ishte President dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ’92 Beleri ishte i shpallur në kërkim për vrasjet në Peshkëpisë dhe Berisha ka qenë pjesë e konfliktit me Greqinë në atë kohë për arrestimin e 5 përfaqësuesve të OMONIA një ndër të cilët Beleri. Ky njëri që e çoi Shqipërinë për shkak të konfliktit me Greqinë në ’97, kalon në një kapitull të ri dhe këtë njeri për të cilën kishte nxjerrë fletë arresti na e nxjerr si përfaqësues politik në zonën më të çmuar dhe më delikate në pjesën diplomatike, se të gjitha projektet e organizatave të Vorio Epirit kanë qenë që të helenizojnë pjesë nga Himara e poshtë”, theksoi juristi./ CNA

Lajmet e fundit nga