LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha provokohet nga gazetarët për emrin e lokalit në Kukës/ Përgjigjja diplomatike që jep

19 Shtator 2023, 14:08, Politikë CNA
Berisha provokohet nga gazetarët për emrin e lokalit në
Sali Berisha gjatë mbledhjes së opozitës në Kukës

Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha u ngacmua me pyetje nga gazetarët në lidhje me emrin e lokalit "Amerika" ku u zhvillua mbledhja. 

Berisha u përgjigj me diplomaci teksa u shpreh se "nuk ka vend më të madh në botë dhe më me lavdi sesa Amerika".

 

"Nuk ka vend më të madh në botë dhe më me lavdi sesa Amerika, është merita e pronarit që e ka quajtur hotel Amerika", tha ish-kryeministri.

Në lidhje me mbledhjen, e cila u zhvillua 5 ditë para zgjedhjeve vendore të pjesshme në Kukës, Berisha tha se ishte një mbledhje shumë e frytshme. 

Nga ana tjetër shprehu edhe njëherë që Emri Vata ka mbështetjen e të gjithë deputetëve demokratë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit.

Ai u bëri thirrje kuksianëve që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të 24 majit. 

 

 

 

Lajmet e fundit nga