LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2024/ Berisha: Asnjë qindarkë për kërkim shkencor, studime e biblioteka

15 Nëntor 2023, 17:24, Ekonomi CNA
Buxheti 2024/ Berisha: Asnjë qindarkë për kërkim shkencor,
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha në takim me ekspertë ekonomie dhe departamentet tha se po zhvillohet ky debat për të paraqitur para shqiptarëve analizën e tyre.

“Ajo që ndodh në Parlament është asgjesimi i pluralitetit politik. Ky vit nuk ka asgjë tjetër përveç fuqizimit të pushtetit të mafies që nuk respekton asnjë ligj. Ne me të gjithë këtë situatë po organizojmë këtë debat për të paraqitur para shqiptarëve analizën tonë.”, tha Rama.

Sipas tij shifrat e buxhetit për arsimin janë kaq të ulëta dhe se asnjë qindarkë për kërkim shkencor, për studime, për biblioteka

“Shifrat e buxhetit për arsimin janë kaq të ulëta. Asnjë qindarkë për kërkim shkencor, për studime, për biblioteka. Asnjë pushtues nuk mund të sillej në këtë mënyrë ndaj universiteteve të vendit. Ky buxhet ka nëj problem tjetër të rëndë. Përben një goditje.  Detyrohen mijëra zyra të mbyllen, mijëra shërbime të mbyllen. Mijëra të marrin rrugët për të siguruar kafahsatën e tyre siç duhet. Nuk ka demokraci pa shtresë të mesme.”, tha Berisha./ CNA

Lajmet e fundit nga