LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Celibashi merr vendimin/ Regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa PD-në e Rithemelimit

18 Mars 2023, 11:53, Politikë CNA
Celibashi merr vendimin/ Regjistron koalicionin “Bashkë
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një vendim në lidhje me regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pjesë e së cilës janë  Partia Demokratike e Rithemelimit, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosi të regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” vetëm me tre parti politike, pa përfshirë PD-në e Rithemelimit.

“Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK”, tha ai.

Sipas vendimit të KQZ-së, në koalicionin “Bashkë Fitojmë” do të jenë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut./ CNA

Lajmet e fundit nga