LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncoi bashkinë e Elbasanit për blerje votash/ Paralajmëron Boçi: Provat do dërgohen në SPAK

18 Mars 2023, 21:33, Politikë CNA

Denoncoi bashkinë e Elbasanit për blerje votash/ Paralajmëron

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e ka konsideruar reagim absurd atë të bashkisë kundrejt denoncimit të tij për blerje votash përmes një shoqate ndihmash.

Ai e ka cilësuar si një krim elektoral veprimin e bashkisë dhe ka paralajmëruar se të gjitha provat e mbledhura do të dërgohen në SPAK nga ekspertët ligjor.

Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje drejtëisë që të reagojë sa më shpejt.

"Reagimi absurd i bashkisë së Elbasanit ndaj denoncimit për blerje votash përmes një shoqate ndihmash provon jo vetëm krimin zgjedhor të partisë socialiste. Ajo dëshmon dështimin e plotë të qeverisjes së tyre.

Një vërtetim i lëshuar nga Njësia Administrative Papër thotë se Familja në nevojë ekonomike, meqë nuk merr ndihmë ekonomike prej bashkisë, meriton të marrë ndihma humanitare.

Cila shoqatë në botë pranon certifikata shteti për të lexuar dorën e shtrirë për mëshirë?

Bashkia e Elbasanit u ka marrë të gjithë atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike firmën se do të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Ata kanë dorëzuar shpirtin, kartën e identitetit dhe dinjitetin, gjunjëzuar prej mjerimit dhe urisë.

Tani, përmes një shoqate – Bashkia e Elbasanit ka pafytyrësinë të blejë edhe shpirtrat e atyre që e di se e meritojnë ndihmën, por ajo nuk do t’I ndihmojë. Ata marrin një pako, nëse firmosin njëlloj si skllevërit e tjerë të ndihmës ekonomike.

Ky është TURP! Kjo është MIZORI!

Veprimi është KRIM ELEKTORAL ndërsa guximi për ta bërë është pafytyrësia më e hidhur e një rregjimi arrogant, ngritur mbi shpatullat e ngushta të një rrethi abuzuesish.

Çdo akt nga zyrat e bashkisë deri tek ndarja e kutive me ndihma është e dokumentuar me prova, për të cilat ekspertët ligjorë janë duke punuar për t’I dërguar brenda kësaj jave në SPAK. Dosja e abuzimit në institucionin e kalbur të bashkisë Elbasan, do të jetë shumë voluminoze me fakte dhe prova të tjera. Të gjitha janë dokumentuar.

Ftoj institucionet e drejtësisë te reagojnë sa më parë", shkruan Boçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga