LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorian Teliti: Veliaj, gati çekun e radhës për Zoton dhe Gugalljan

15 Shtator 2023, 20:28, Politikë CNA
Dorian Teliti: Veliaj, gati çekun e radhës për Zoton dhe
Këshilltari bashkiak i opozitës, Dorian Teliti

Këshilltari bashkiak i opozitës, Dorian Teliti ka denoncuar dhënien e 600 milionë lekëve nga Bashkia e Tiranës për inceneratorin e sekuestruar në Sharrë.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së këshillit bashkiak, Teliti tha se akti i sotëm ishte i veshur me petkun criminal.

Ai ngriti akuzat se për kryebashkiakun Erion Veliaj e vetmja gjë që ka rëndësi është që Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati të marrin çekun e radhës.

Janë 600 milionë lekë të reja, janë 6 milionë euro që merren nga paratë e shkollave dhe kopshteve dhe çohen për të paguar inceneratorin fantazmë.

Akti i sotëm, mbledhja e sotme ishte tërësisht e veshur me petkun kriminal të mbylljes së syve ndaj gjiuthë halleve dhe problemeve, rëndësi ka që Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati të marrin çekun e radhës për t’i ndarë me klientët e tyre. Shpjegim tjetër nuk ka”, theksoi ai./ CNA

Lajmet e fundit nga