LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fondi 5.7 milionë euro për djegësin e Tiranës/ PL, thirrje SPAK: Merr të pandehur Veliajn

16 Shtator 2023, 14:34, Politikë CNA
Fondi 5.7 milionë euro për djegësin e Tiranës/ PL, thirrje
Foto ilustruese

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i ka bërë thirrje SPAK të hetojë dhe të marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë , Erion Veliajn.

Në në deklaratë për mediat, Braimllari është shprehur se gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak një ditë më parë, ka certifikuar përfundimisht fajësinë dhe bashkëautorësinë për inceneratorin e Tiranës.

Edhe pse është nën sekuestro nga SPAK, Veliaj vendos t’i kalojë 5.7 milionë euro djegësit të Tiranës.

Në mbledhjen e së premtes të këshillit bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj certifikoi përfundimisht fajësinë dhe bashkëautorësinë për inceneratorin e Tiranës.

Nën sekuestron e SPAK dhe procedurave hetimore, Erion Veliaj vendosi t’i kalojë 5.7 milionë euro inceneratorit të Tiranës, duke ja hequr këto para të taksapaguesve të Tiranës, dhe zërave në buxhetin e bashkisë.

Erion Veliaj paratë që merr nga taksa e arsimit, pra për t’a bërë më të qartë, paratë që paguajnë qytetarët e Tiranës për arsimimin e fëmijëve të tyre, për kopështet dhe çerdhet ja çon inceneratorit, i cili nuk ekziston.

Erion Veliaj vijon të rëndojë pozitën e tij, duke shkelur hapur ligjin dhe duke sfiduar SPAK i cili ka nën hetim këtë cështje.

Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë së tij penale dhe të aministohet në lidhje me firmën e tij, e cila ka ndryshuar fatin e koncesionit të inceneratorit.

Erion Veliaj me firmën e tij, duke marrë kompentencat e këshillit bashkiak i ka hapur rrugën kontratës me inceneratorin e Tiranës.

Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 29 euro për ton, megjithëse nuk marrin shërbimin sipas kontratës.

Por Erion Veliaj nuk ndalet me 29 euro për ton dhe 80 mijë dollarë në ditë, por me vendimin e djeshëm me votën e këshilltarëve të tij, i kaloi dhe 6 milionë euro të tjera inceneratorit.

SPAK duhet të reagojë ndaj sfidës që Erion Veliaj po i bën sistemit të drejtësisë. Çdo vonesë rëndon mbi xhepin dhe taksat e qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj duhet të merret i pandehur dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për rolin e tij, në aferën e inceneratorit të Tiranës”, deklaroi Veliaj./ CNA

Lajmet e fundit nga