LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rama, “krah për krah” me Biden/ Mesazhi i ambasadës amerikane

23 Shtator 2022, 09:42, Politikë CNA

Foto-Rama, “krah për krah” me Biden/ Mesazhi i ambasadës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ambasada amerikane ka shpërndarë një deklaratë të ambasadores Yuri Kim, ku thuhet se ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës.

Gjithashtu Kim, flet për prioritetet e SHBA-së, për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara.

“Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së”, ka deklaruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim/CNA.al

Foto-Rama, “krah për krah” me Biden/ Mesazhi i ambasadës

Lajmet e fundit nga