LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/ Zbulohen ku i kanë marrë zyrat Basha dhe Alibeaj

18 Mars 2023, 15:31, Politikë CNA
Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/
Selia e PD-së së vulës

Një vit më parë Lulzim Basha u largua kokë ulur nga selia qendrore e Partisë Demokrtike, pasi futi në sherr demokratët dhe blindoi godinën.

Prej asaj kohe, Basha me disa kokrra deputetësh u zhvendosën pranë qendrës “Torre Drin”, në rrugën “Abdi Toptani”. Atje zyrat ai i mori te kompanitë e Endri Hasës, në një zonë tejet të shtrenjtë dhe luksoze.

Që prej asaj kohe, Luli i ka komanduar të vetët nga ajo zyrë, duke nxjerrë në skenë Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Por prej disa javësh është raportuar se PD e vulës po merr zyra të reja. Basha e Alibeaj po largohen nga “Torre Drin”-i për të shkuar në një tjetër zonë të shtrenjtë të Tiranës.

Konkretisht zyrat e reja PD e vulës do t’i ketë në rrugën “Ukraina e Lirë”, përballë Gjykatës Kushtetuese, pas Kullave Binjake.

Nga pamjet e siguruara nga LSA, Basha me Alibeajn dhe Bardhin kanë nisur përgatitjet për rregullimin e ambienteve, për të vijuar më tej me misionin e tyre përçarës të PD-së./ CNA

 


Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Ikën me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së/

Lajmet e fundit nga