LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lapaj: “Shqipëria bëhet” s’është parti politike, një ditë mund të përballemi si e tillë në zgjedhje

19 Shtator 2023, 22:39, Politikë CNA
Lapaj: “Shqipëria bëhet” s’është parti
Aktivisti Adriatik Lapaj

Aktivisti Adriatik Lapaj tha mbrëmjen e sotme se lëvizja “Shqipëria bëhet” nuk është një parti politike.

Por ai deklaroi në emisionin e Eni Vasilit se “Shqipëria bëhet” një ditë mund të bëhet parti dhe të përballet me subjektet e tjera politike.

Kjo nuk është një parti, por mund të bëhet parti politike. Temat që trajton kjo lëvizje duhet të bashkojnë këdo përtej ndasive partiake. Nëse gjithë Tirana e di që iks ministër është i korruptuar, por kryeministri nuk reflekton, ai nuk ndëshkohet dot me sistemin e sotëm, ndaj ne kërkojmë hapjen e listave.

Qytetari duhet të ketë mundësi për atë që performon mirë ta ngrejë në renditje dhe ta fusë në Parlament. Nuk duhet të ketë blloqe njerëzit që shkojnë pas dikujt për interesa, por shkon me fuqinë që të ka dhënë populli për të kundërshtuar.  Një ditë do përballemi si parti politike, por ky është rrugëtim”, theksoi Lapaj.

 Kujtojmë se Adriatik Lapaj prezantoi dje zyrtarisht lëvizjen më të re “shqipëria bëhet”./ CNA

Lajmet e fundit nga