LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra e Bardhit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ Basha “nxjerr në sulm” Oriola Pampurin

15 Shtator 2023, 19:41, Politikë CNA
Letra e Bardhit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ Basha
Oriola Pampuri

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Pas letrës së Bardhit, Lulzim Basha ka nxjerrë deputeten Oriola Pampuri me një deklaratë.

Pampuri thotë se PD-ja e Bashës nuk ka autorizuar askënd që të kërkojë negociata për Avokatin e Popullit dhe nuk ka shfaqur vullnet për pazare politike.

Ajo pretendon se Bardhi po bën pazare individuale që nuk kanë lidhje me PD-në dhe sipas saj ky është mashtrim publik.

Deklarata e Pampurit:

Mediat kane shperndare sot nje njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kerkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Cucit, te negocioje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit.

Sqarojme opinionin publik, se Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnje qendrim e as kane autorizuar ndokend qe jashte vullnetit politik te saj te neperkembe qendrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te kompromentoje legjitimitetin e zgjedhjes se nje institucioni te pavarurur kushtetues sic eshte Avokati i Popullit.

Asnje perpjekje apo shfaqje vullneti per tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk eshte qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre.

PDSH denoncon e refuzon cdo pazar te maskuar si negociate. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figures, personatitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individeve te ndryshëm për qellime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.

Cdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, perben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha eshte sherbimi me i keq qe mund ti behet publikut./ CNA

Lajmet e fundit nga