LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhjet e kryeministrit me zyrtarin e FBI-së/ Kreu i FRPD: “Të huajt” e Ramës po i mbulojnë kanabizimin

24 Janar 2023, 19:53, Politikë CNA
Lidhjet e kryeministrit me zyrtarin e FBI-së/ Kreu i FRPD: “Të
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzave të ngritura për lidhjet e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaferri thotë se të gjithë “të huajt” që mbështesin Ramën, janë njerëz të Goerge Soros.

Sipas tij, këta “të huaj” vizitojnë Shqipërinë periodikisht për të mbuluar kanabizimin dhe narkonizimin e ekonomisë Shqiptare.

Kreu i FRPD-së thekson se në fakt problem nuk qëndron te të huajt, por te ne që “mashtrohemi dhe mbytemi me një pikë ujë, ndërkohë që e dimë të gjithë situatën reale të vendit tonë”.

Deklarata e plotë e Xhaferrit:

Të huajt dhe diplomatët e huaj...

Dita ditës dalin fakte të pagesave me shifra marramendëse që qeveria Shqiptare apo ish lideri i opozitës 2013-2021 dhe ai i 2005-2013 kanë dhënë për të marrë mbështetjen, konsulencën apo një foto me të "huajt" dhe diplomatët e huaj!

Prej kohësh dihen ata të "huaj" që janë transparentë në bordero të Soros dhe vizitojnë Shqipërinë periodikisht për të mbuluar kanabizimin dhe narkonizimin e ekonomisë Shqiptare!

Problemi nuk janë ata! Ata janë "biznesmena" që imazhin e tyre e të "huajt" e kanë monetizuar dhe llogaritur në €, $ dhe £! E kanë bërë nga ish Kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar, Euro Parlamentarë, Deputeta Bundestagu, Ambasadorë e tani edhe nënpunës civilë të SHBA!

Ndryshimi me të "huajt" që kanë vizituar Z. Berisha 2005-2013 është që pas çdo takimi që ky i "huaj" bënte në Tiranë, diçka historike ndodhte për Shqipërinë, si për shembull: Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave me zonën Shengen!

Prej 10 vitesh kemi vizita nga këta të "huaj" dhe ajo që ndodh është shtyrja e anëtarësimit në BE, minimi i pavarësisë dhe izolimi i Kosovës, apo linçimi dhe rracizmi ndaj Shqiptarëve në Angli!

Përsëri, problemi nuk është i të "huajve"!

Është i joni! Mashtrohemi dhe mbytemi me një pikë ujë, ndërkohë që e dimë të gjithë situatën reale të vendit tonë!

Jetojmë në një regjim!

Atë mund ta çmontojmë vetëm ne duke mbrojtur pluralizmin!

Ai fillon duke mbrojtur të drejtën e një opozite dërrmuese që po e pengojnë po këta të "huaj" të marri pjesë në zgjedhje!

Nëse dështojmë, nuk do kemi as mundësinë për të rrëzuar këtë regjim me votë!

Dhe atëherë, do shijojmë vizitat e këtyre të "huajve", siç i shijojnë edhe qytetarët e Azerbaixhanit, Turqisë apo Serbisë!

Sa afër Europës dhe sa larg lirisë!/ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga