LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta” në PD-në e vulës/ Basha dhe Endri Hasa “hakmerren” ndaj Bardhit

17 Shtator 2023, 18:25, Politikë CNA
“Lufta” në PD-në e vulës/ Basha dhe Endri Hasa
Endri Hasa dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha, që prej rikthimit në politikë, ka nisur një “luftë” me Gazment Bardhin.

Ky i fundit së fundmi u rreshtua krah ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Bashës.

Disa ditë më parë, në seancën plenare, Luli tentoi të blejë deputetin, duke e ftuar në kafe, por ai e refuzoi dhe mes tyre u regjistrua një debat.

Duket se veprimet e Bardhit kanë bërë që Basha të humbë durimin dhe të hakmerret ndaj tij.

Dhe këtë e ka bërë nëpërmjet Endri Hasës, njërit prej njerëzve të tij, i cili administron të gjitha rrjetet sociale të PD-së së vulës.

Hasa ka fshirë mesazhin e Bardhit në grupin e “WhatsApp” të Grupit Parlamentar, ku ky i fundit njoftonte për mbledhjen e radhës.

Dhe nuk është mjaftuar me kaq. Pasi i fshiu mesazhin, Endri Hasa i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre.

Një sërë deputetësh, të gjendur para kësaj situate, janë larguar nga grupi i përbashkët i “WhatsApp”./ CNA

“Lufta” në PD-në e vulës/ Basha dhe Endri Hasa

Lajmet e fundit nga