LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në burg për blerje votash/ KQZ i jep mandatin Fredi Belerit për Himarën

25 Maj 2023, 12:07, Politikë CNA

Në burg për blerje votash/ KQZ i jep mandatin Fredi Belerit për

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Beleri, është lënë në burg për akuzën e shitblerjes së votës dhe u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore.

Por që të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, Beleri duhet të kapërcejë një tjetër hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak.

Në burg është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i akuzuar për shitblerje votash. 

Reagimet për arrrestimin e Belerit kanë qenë të shumta, ku më të ashprat kanë qenë ato të Greqisë. 

Kujtojmë se edhe Shoqata e Himariotëve organizoi protestë para ambasadës shqiptare në Greqi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga