LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarjet kriminale në vend/ Berisha i drejton “gishtin e përgjegjësisë” Ramës

18 Mars 2023, 17:40, Politikë CNA
Ngjarjet kriminale në vend/ Berisha i drejton “gishtin e
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura në vend, javët e fundit.

Në një takim me shqiptarët në Londër, Berisha ka shigjetuar Ramën, i cili sipas tij e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtetin shqiptar dhe u ka mohuar dhe shkelur qytetarëve të drejtat e tyre.

Kryedemokrati ka rikujtuar vrasjen e 60-vjeçares në "Don Bosko" dhe burgosjen e nënës lehonë, duke theksuar se përgjegjësia për këto akte kriminale rëndon mbi kryeministrin Rama.


"Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.
Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë.
Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.
Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë.
Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre.”
, tha ai./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga