LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një gazetar kandidat për kryebashkiak/ Skuqi: E pafalshme që PD braktisi mandatet

24 Nëntor 2022, 10:18, Politikë CNA

Një gazetar kandidat për kryebashkiak/ Skuqi: E pafalshme që PD

Kandidati i Primareve për Gjirokastrën, gazetari Telnis Skuqi, ka shpjeguar arsyet se përse e ka ndërmarrë këtë hap.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Skuqi shkruan se vendosi të vetëkandidojë, sepse beson verbërisht te sistemi i votës, ku çdo individ mund të ofrojë diçka nga vetja në dobi të komunitetit.

“Nuk kam qëllim në vete të hyjë në politikë, përkundrazi më pëlqen të jemi qoftë edhe një zë i vetmuar që të bërtas dhe ulëras ku njeriut i preket gjëja më e shenjtë: Dinjiteti.

Prandaj vendosa të vetëkandidoj, sepse besoj verbërisht tek sistemi i votës, ku çdo individ mund të ofroj diçka nga vetja në dobi të komunitetit.

Partia Demokratike (PD) tashmë e rithemeluar totalisht nga fillimi, fal edhe mendjes së ndritur të liderit të kësaj force politike, Sali Berisha, ka kuptuar se nëse vendimarrja i kalon sovranit, fitoren e ka të garantuar.

Kjo forcë politike e transformuar është e aftë të delegoj pushtet për të fituar pushtet”, shkruan Skuqi.

Sipas tij, është e pafalshme që një forcë e madhe politike, siç është Partia Demokratike, braktisi mandatet, por akoma më e pafalshme që doli nga sistemi i votës, duke dorëzuar te kundërshtari politik të gjitha pushtetet.

“Personalisht ndihem fajtor që nuk bërtita qysh në ato vite, por heshta, pavarësisht se e dija qartë se ku po shkonte kjo forcë brilante politike.

I ndodhur përpara këtyre fakteve, vendosa të kandidoj për postin e kryebashkiakut, si një mundësi për t'i kërkuar falje çdo anëtari që u lëndua nga heshtja ime, sepse unë heshta si gazetar, sepse unë heshta si qytetar, sepse unë si një zë që ka ndikim.

Nëse heshtin njerëzit e lirë, automatikisht është shkelur dinjiteti.

Një falenderim të veçantë shkon për familjen e madhe të Partisë Demokratike, që më dha mundësinë të kandidoj si i barabartë mes të barabartëve.

Urime të gjithëve kandidatëve”, shkruan më tej ai.

Gazetari Skuqi do të garojë në Primare përballë kandidatëve Enkelejda Mushi, Dorian Lani dhe Shemsho Lamaj./CNA.al

Një gazetar kandidat për kryebashkiak/ Skuqi: E pafalshme që PD

Lajmet e fundit nga