LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita i ndërpret fjalën/ Veliaj: Keni alergji nga shkollat, dëgjoi se i rrahët si “gamori në duhon”  

15 Shtator 2023, 17:38, Politikë CNA
Opozita i ndërpret fjalën/ Veliaj: Keni alergji nga shkollat,
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi opozitën gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Teksa po fliste për shkollat, këshilltarët e opozitës ndërhynë dhe i ndërprenë fjalën.

Veliaj u kërkoi atyre të respektojnë rregulloren, ndërsa u kujtoi humbjen në zgjedhje.

Ai deklaroi se opozita i ka alergji shkollat e reja, por duhet ta dëgjojë kur flet për to sepse u rrahën në zgjedhje me 60 mijë vota.

“Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën. Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni. E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s'kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë. Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat. Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, theksoi kryebashkiaku./ CNA

 

Lajmet e fundit nga