LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa viza në Kazakistan/ Olta Xhaçka nënshkruan nga SHBA-ja

23 Shtator 2022, 10:00, Politikë CNA

Pa viza në Kazakistan/ Olta Xhaçka nënshkruan nga SHBA-ja

Ministrja për Europën dhe Punët e Jatshme, Olta Xhaçka, ka njoftuar se janë hequr vizat me Kazakistanin.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës së Xhaçkës në Nju York, ku po mbahet asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar, nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.

E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, shkruan Xhaçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga