LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Begaj del xhiro me Yuri Kim/ Shëtitje në Liqenin Artificial të Tiranës

18 Mars 2023, 15:42, Politikë CNA
Presidenti Begaj del xhiro me Yuri Kim/ Shëtitje në Liqenin Artificial
Presidenti Begaj del xhiro me Yuri kim/ Shëtitje në Liqenin Artificial të Tiranës

Presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në Tiranë kanë dalë sot xhiro së bashku në Liqenin Artificial të Tiranës.

Presidenti dhe diplomatja amerikane kanë vendosur që këtë të shtunë të shijojnë ditën me diell në natyrë.

Ka qenë vetë ambasadorja, ajo e cila publikoi e para foto nga shëtitja, ku shprehet se ndihet e nderuar nga prania e Begajt.

“Gjithmonë një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por veçanërisht për të ecur dhe folur së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, shkruan Kim.

Nga ana tjetër, foto nga shëtitja nxori edhe Kreu i Shtetit, i cili deklaron se:

“Biseda me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është përherë e mirëpritur, aq më shumë mes natyrës pranverore.”/ CNA

Lajmet e fundit nga