LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët, afera që duhet shpjeguar/ Këlliçi, dy pyetje për SPAK

17 Shtator 2023, 20:43, Politikë CNA

Inceneratorët, afera që duhet shpjeguar/ Këlliçi, dy

Ish-deputeti dhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shtruar disa pyetje që duan përgjigje për megaaferën me inceneratorët.

Këlliçi deklaron se inceneratorët nuk po shkojnë drejt mbylljes siç mund ta mendojnë njerëzit, ndërsa deklaron se nuk dihen ku kanë shkuar 170 milionë euro.

Ai pyet se ku kanë përfunduar këto para. Gjithashtu, ish-deputeti kërkon të dijë nëse inceneratorët janë aferë e një drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe nëse në të është përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Të gjithë ata që mendojnë se afera e inceneratorëve po shkon drejt mbylljes, e kanë gabim! Deri më tani janë 170 milionë euro për të cilat askush nuk di të japë një përgjigje të saktë se ku kanë përfunduar.

Inceneratori që nuk punon në Elbasan dhe inceneratori tjetër i papërfunduar në Fier, kanë kushtuar deri tani 60 milionë euro. Ndërkohë që inceneratori fantazmë në Tiranë ka përlarë deri tani 110 milionë euro.

Pyetjet për SPAK janë shumë të thjeshta:

Ku kanë përfunduar 170 milionë eurot që janë marrë nga xhepat e qytetarëve deri tani?

Ka qytetar sot që mendon se inceneratori fantazmë, që nuk ekziston në Tiranë, i cili ka marrë deri më tani plot 110 milionë euro, mund të jetë vetem një aferë e një drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe që Erion Veliaj të mos jetë prapa kësaj afere?!

Jo për gjë, por vetëm dy ditë më parë vrapoi të hiqte paratë nga çerdhet, kopshtet e shkollat e Tiranës, për të paguar 5.7 milionë euro të tjera tek inceneratori fantazmë i Tiranës, që për më tepër aktualisht është nën sekuestron e SPAK…”, shkruan Këlliçi, krahas dokumentit për inceneratorët që mban firmën e Erion Veliajt./ CNA

Inceneratorët, afera që duhet shpjeguar/ Këlliçi, dy

Inceneratorët, afera që duhet shpjeguar/ Këlliçi, dy

Lajmet e fundit nga