LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpiragu ka naftë”/ Berisha pesimist: Mos prisni gjë nga kjo qeveri

19 Shtator 2023, 11:23, Politikë CNA
“Shpiragu ka naftë”/ Berisha pesimist: Mos prisni gjë nga
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, po zhvillon një takim në Kukës, ku prezent është edhe kandidati Emri Vata për bashkinë e Kukësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për naftën në Shpirag duke pohuar se ka naftë por qytetarët  nuk duhet të presi gjë nga qeveria Rama.

Ai është shprehur se qeveria është një mafie që nuk mendon për banorët.

Shpiragu ka naftë. E vërteta është naftën e shpiragut e ka sanksionuar mirë Shell që në 2013 në shpimin e parë në 6 mijë e ca metra.

Çfarë presim ne. Me këtë qeveri presim asgjë. 25 milionë ton krom ka Bulqiza. Të dhëna të komapnive më të mëdha të botës.

Një qeveri mafie e cila as që mendon për ata banorë. Qeveria hoqi rentet dhe ata nuk marrin asgjë. Aq sa merrni ju nga uji i Drinit dhe hidrocentralet apo minierat e tjera.

Bëmë një ligj 2013 ku përjashtuam 8 vite nga taskat të gjithë ata që investonin në turzimin malor dhe vendosëm të ndërtojmë rrugë që shkonin në zonat turistike.

Në mënyrë absolutisht armiqësore akti i parë i qeverisë së Edi Ramës ishte anulimi i atij ligji. Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë investojnë duhet tu japim një kohë të marrin fitime dhe pastaj do paguanin taksa”, tha Berisha./ CNA

Lajmet e fundit nga