LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’më ngelet zgjidhje”/ Celibashi regjistron PD-në e Alibeajt në “lokalet” e 14 majit

18 Mars 2023, 12:18, Politikë CNA

“S’më ngelet zgjidhje”/ Celibashi regjistron PD-në e

Dy ditë më parë, KAS doli me vendimin se KQZ duhet të regjistrojë PD-në e vulës në zgjedhjet lokale të 14 majit, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Kjo çështje u shyqrtua në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kur kreu i këtij institucioni vendosi të zbatojë vendimin e KAS.

Celibashi tha se nuk i mbetet zgjidhje tjetër përveçse të regjistrojë PD-në e vulës në zgjedhje, duke njohur Alibeajn si kryetar të komanduar nga Lulzim Basha.

“Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla. Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit”, tha Celibashi.

Ndërkohë, kujtojmë se Celibashi e kundërshtoi më parë regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi kryetar i saj në gjykatë rezulton Lulzim Basha.

Kreu i KQZ-së i kërkoi Bashës të plotësojë dokumentacionin për regjistrim, ku duhet të deklarohej kryetar partie. Por Basha nuk e pranoi këtë kërkesë të tij dhe me anë të Enkelejd Alibeajt e dërgoi dy herë në KAS./ CNA

Lajmet e fundit nga