LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Ngjela: Berisha, si Haxhi Qamili

15 Shtator 2023, 22:24, Politikë CNA
Spartak Ngjela: Berisha, si Haxhi Qamili
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e ka krahasuar këtë të premte ish-kryeministrin Sali Berisha me Haxhi Qamilin.

Ngjela tha në Euronews Albania se Berisha foli si Haxhi Qamili kur paralajmëroi nisjen e aksionit të protestive.

Ai deklaroi se ish-kryeministri e ka të pamundur të organizojë protesta domethënëse, pasi pretendoi se nuk ka përkrahës.

“Ka folur si Haxhi Qamili. E njihni Haxhi Qamilin? Këtë thotë dhe Saliu. Do sulmoj tha, Korçën, edhe i vajti ambasadori francez dhe i tha kujdes se këtu preket interesi francez. Dëgjo çfarë i tha Haxhi Qamili. Ku pyes unë për Francën kur kam Peqinin dhe Kavajën me vete. Tani këtë thotë dhe Saliu. Do bëj luftë. Më çfarë? Si? Si Haxhi Qamili? Ku i ka përkrahësit? Nëse ai nxjerr 100 mijë njerëz në protestë tronditet dhe perëndimi dhe do kërkojnë zgjedhje të reja, por ky thotë do ta marr me dhunë”, theksoi avokati./ CNA

Lajmet e fundit nga