LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj në tregun e ri agroushqimor/ "Investimi u kursen fermerëve 70% të kostove që shkonin te privati"

18 Mars 2023, 13:36, Politikë CNA

Veliaj në tregun e ri agroushqimor/ "Investimi u kursen fermerëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan tregun e ri agroushqimor në Farkë, AgroPark Tirana.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u shpreh se  tregu i ri do u kursejë tregtarëve 70% të kostove, që më parë paguanin te privati, e po ashtu do u ofrojë qytetarëve produkte bio më të lira.

“Në tregun privat ti paguaje pa e ditur se çfarë do të shisje, pa e ditur se sa është bursa në treg, sepse kishte një çmim fiks të asaj që quhet ‘matje e kokës me spango’. Në këtë treg kemi pagesa deri në 70% më të ulëta, jo për të nxjerrë fitim, por të sigurohemi që këtu mbahet pastër, që ka roje, ndriçim, higjienë, dhe ka një lloj rendi vetëm për të mbuluar kostot, duke i kursyer secilit 70% të pagesave që shkonin për fitimin e privatit. T’i japësh fermerit më shumë para nga produkti i tij, t’i kursesh tregtarit më shumë nga këto vara-vingot e harxhim nafte, duke ardhur te rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës, dhe ta përkthesh të gjithë këtë kursim në çmime më të ulëta për produktet bujqësore të prodhuara në Shqipëri dhe në Tiranë, me më pak kosto, është një sukses i jashtëzakonshëm”, nënvizoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga