LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj, të tjera para për inceneratorin e Tiranës/ Shehaj: Është rrugaçi, nuk jep asnjë përgjigje

15 Shtator 2023, 21:23, Politikë CNA

Veliaj, të tjera para për inceneratorin e Tiranës/ Shehaj:

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, foli mbrëmjen e sotme për debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Shehaj tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është një rrugaçi që po i jep 600 milionë lekë inceneratorit të sekuestruar të Tiranës.

Ajo deklaroi Veliaj e ka kaluar buxhetin që në dhjetor të 2022 dhe tashmë po alokon para për të cilat nuk jep asnjë përgjigje.

Problemi sipas asaj që thonë në relacion këta zotërinjtë e bashkisë, këtij që bërtet jo tanga jo brekë, një farë rrugaçi sepse kryetar bashkie ai nuk mund të jetë, njeri që përfaqëson Tiranën dhe qytetarët e Tiranës ai nuk mund të jetë.

Problemi kryesor është se na paska dalë problematike që autoriteti kontraktor nuk paska dhënë pagesën e plotë dhe përmendet vetëm 200 milionë lekë dhe kjo është e paqartë se kjo është diferenca që nuk ka dhënë apo është paraja që ka dhënë autoritetit kontraktor dhe nuk ka dhënë diferencën.

Alokimi i 600 milionë lekëve nëqoftëse autoriteti ka dhënë vetëm 200 apo s’ka dhënë 200 dhe ato 400 milionë lekë për çfarë i do?

Sepse ti ke bërë një buxhetim dhe e ke kaluar në dhjetor të 2022 dhe nuk mund të kemi një devijim kaq të madh, por mbi të gjitha duhet të ketë një komunikim se përse autoriteti kontraktor kur e ka kaluar buxhetin dhe e ka votuar Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka parashikuar këtë në buxhetin e saj dhe më pas i kalohet Bashkisë Tiranë për të bërë pagesat.

Në të gjitha komisionet anëtarët e opozitës kur kanë bërë pyetje të caktuara për këtë rend dite nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk kanë marrë përgjigje për inceneratorin e Tiranës, nuk kanë marrë përgjigje për një OJF e cila ka marrë ambiente të Gardës dhe do t’i kthejë në muze por ato ambiente të Gardës do të përdoren dhe për qiradhënie për palë të treta dhe te biznesi”, theksoi Shehaj./ CNA

Lajmet e fundit nga