LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhja e aferës së inceneratorëve, në fokus të Këlliçit/ “Sa të marr bashkinë, do ndërpres pagesat”

18 Mars 2023, 13:50, Politikë CNA

Zbardhja e aferës së inceneratorëve, në fokus të

Kandidati i opozitës pë Tiranën, Belind Këlliçi, ka në fokus zbardhjen e aferës së inceneratorëve.

Pasi publikoi me dokumente e fatura se si inceneratori i Tiranës paguante median e Carlo Bollinos, kandidati për Tiranën ka bërë një zotim.

Këlliçi tha se një ndër gjërat e para që do të bëjë nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës do jetë ndërprerja e pagesës prej 80 mijë eurosh në ditë për inceneratorët fantazmë dhe kalimi i këtyre fondeve në ndërtimin e çerdheve, shkollave apo ujësjellësave.

“80 mijë euro në ditë, a nuk të mjafton a nuk të duket diçka interesante kjo për qytetin? Ato 80 mijë euro në ditë që shkojnë për inceneratorin fantazëm do t’i destinoj në ndërtime çerdhesh, kopshtesh dhe shkollash. Të të jap një rast në Unazën e Re në Astir një komunitet me 70 mijë banorë që ka 0 kopshte, 0 çerdhe dhe 0 shkolla”, deklaroi ai në një dalje televizive./ CNA

Lajmet e fundit nga