LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Bardhi shkresë Nikollës, zbulohet kërkesa

15 Shtator 2023, 14:21, Politikë CNA
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Bardhi shkresë Nikollës,
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi propozon një proces transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit.

 “Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit”,  shkruan Bardhi./ CNA

Lajmet e fundit nga