LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Guest House 1960”/ Bujtina në Lin, që të bën të ndihesh si në shtëpi

9 Gusht 2023, 19:30, Qyteti im CNA

“Guest House 1960”/ Bujtina në Lin, që të bën

Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një tjetër destinacion që mund të gjendet në juglindje. Një fshat me histori dhe tradita, që ofron një pamje të mrekullueshme të liqenit, si edhe me ndërtesat e vjetra me gur dhe kalldrëmin në rrugë, e bën akoma më të pëlqyer për vizitorët. CNA sjell për ju një nga bujtinat ku mund të kaloni disa ditë pushimi, duke iu siguruar se do të mbeteni tepër të kënaqur.

"House 1960" është kthyer në bujtinë pritëse për vizitorët, një ide e vetë familjes Sulollari, të cilët e kanë patur ëndërr të kishin biznesin e tyre familjar. E duket se ja kanë arritur më së miri me këtë bujtinë.

Merita Sulollari është zonja e shtëpisë, ajo që së bashku me bashkëshortin, kujdesen për të krijuar të gjitha kushtet për një qëndrim sa më të rehatshëm të klientëve. Bujtina u quajt House 1960 për shkak se ndërtesa i përket këtij vit krijimi. Ndërsa, për Meritën është kënaqësi e madhe që u arrit të ngrihej kjo bujtinë.

Merita na tregon arredimin, objektet e ndryshme që shohim të varura në muret e bujtinës, apo edhe dhomat e veccanta që e gjithë familja u kujdes deri në detaj për ta bërë sa më tërheqëse. Pa harruar edhe peizazhin fantastik që mund të shihet nga ballkoni.

Ushqimi ze vëndin kryesor për klientët, të cilët janë të prirur drejt gatimeve tradicionale. House 1960 ofron mëngjesin e përfshirë në çmim, por gjendet aty për klientët edhe nëse duan të konsumojnë drekën, të cilën duhet ta porositin më herët në mënyrë që Merita të marrë të gjitha masat për ta bërë atë sa më të shijshme. Por cilat janë gatimet që preferojnë klientët?

Merita dhe bashkëshorti i saj Emërimi, i kanë kaluar të 50-tat, dhe "vështirësi" hasin vetëm me të huajt, por e kanë gjetur zgjidhjen që të kuptohen me ta. Duke qeshur, Merita thotë se google translate i ka shpëtuar për të biseduar me të huajt të cilët janë të shumtë si vizitorë.

Dhe ne sna mbetet gjë tjetër veçse tu ofrojmë këtë destinacion që ju të ndiheni si në shtëpinë tuaj, dhe të kaloni ditë pushimi dhe relaxi bashkë me familjen dhe miqtë tuaj./ CNA

Lajmet e fundit nga