
Korça, destinacioni perfekt për të kaluar natën e ndërrimit të viteve!
“Parisi i vogel” mirëpret mijëra vizitorë, me një organizi...
Çdo korçar e njeh Spartak Kasulin, piktorin prej 32 vitesh që nuk e donte jetën jashtë shtetit por pikërisht në qytetin e tij. Në një intervistë për CNA.al, Kasuli ka treguar për jetën e tij artistike duke shprehur arsyet e rikthimit të tij 10 vite më parë në qytetin e lindjes.
“Në rradhë të parë ju falenderoj që bëtë të mundur realizimin e kësaj interviste në studion time. Kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe pas pak kohësh u shkëputa. Kam punuar jashtë shtetit, duke bërë piktura të ndryshme që sot nuk ekzistojnë sepse nuk ka patur atëherë teknologjinë që kemi sot. Pas rikthimit tim në Korçë, ndikoi shumë atmosfera e Korçës e cila ka qenë gjithmonë e veçantë, kemi patur miq dhe kolegë me të cilët diskutonim temën e artit. Nostalgjia ime u rikthye tek arti origjinal i Korçës, dhe pasi përfundova ndërtimin e studios, fillova të pikturoja sërish temën time të preferuar, peizazhin. Arti më bën që unë të shpreh atë që ndjej, dhe kam vazhduar ëndrrën time që kishte ngelur e fjetur gjatë emigrimit. Vlera e vërtetë dhe “shpërblimi” moral që kam patur ka qenë tepër i madh, me përshtypjet shumë të mira të artdashësve, që interesohen se kur do të pikturoj veprën e rradhës. Kështu, ndjej përgjegjësi morale dhe artistike që të shpreh diçka të bukur në telajo. Këtë frymëzim nuk mund ta gjej dot në botë, prandaj edhe të shtunën e të djelën mua më gjen në studio duke pikturuar, pasi artisti kohën e lirë e kalon duke bërë pikërisht atë që ka pasion. Pavarësisht kohës së vështirë të pandemisë, mua personalisht më ka ndihmuar të konkretizoj mendimet e mia në fushën e artit.” - shprehet piktori.
Në këto 32 vite karriere, Kasuli ka një sërë punimesh në telajo, mjaft të veçanta, që të tërheqin aq shumë kur i sheh në albume dhe ato pak që i kanë mbetur në studio. Gjatë intervistës, u bëmë kurioz për ta pyetur për pikturën e tij të preferuar. Kush ishte ajo? Dhe pse vijon të mbetet në koleksionin personal të piktorit, me premtimin se nuk do ta heqë kurrë nga studio!
“Në karrierën time artistike kam rreth 240 punime, për momentin kam vetëm 37 prej tyre që i mbaj në studio. Për një piktor, punimet janë si gishtat e dorës, dhe si fëmijët, nuk mund t’i ndaj dot. Nga të gjitha punimet do të veçoja një pikturë që ka ardhur thjesht spontanisht, dhe është e vetmja që s’mundem ta heq nga studio. Tematika e saj është “Tirana në shi”, një moment që nuk e kisha gjetur gjatë gjithë karrierës time, dhe që s’mund ta përsërit më në mënyrë aq të bukur në telajo. Lidhur me historinë e kësaj pikture, atë ditë kam qenë në Tiranë, prisja një mikun tim përballë një dyqani, isha tepër i lodhur dhe binte shumë shi. Muzgu po binte dhe mendoja që kisha gjithë atë rrugë për të bërë, ndërsa shikoja njerëz që bëheshin gati për të shkuar në shtëpi, dikush priste autobusin, dikush taksinë. Ndërkohë që unë u ndjeva pak xheloz që kisha shumë rrugë për të bërë, dëshirë e cila më ngeli si ndjesi dhe e pikturova.” - tregon Kasuli.
Korça është një dashuri më vete! Një qytet aq i bukur sa mban vlera e tradita të veçanta!
“Që ta hedhësh Korçën në telajo është e lehtë, por SI do ta hedhësh është ajo që ka rëndësi. Sepse Korça nëse e fillon në një këndvështrim, do detyrohesh të vendosësh edhe 10 këndvështrime të tjera dhe sado që të pikturosh të duket sikur ke bërë pak. Vetë Korça është një pikturë, të sjell një dëshirë të merresh me art , dhe e quaj me fat që jemi korçarë dhe që transmetojmë vlerat e kulturën e qytetit tonë brenda dhe jashtë vendit.” - shprehet piktori.
Artisti ka bërë një krahasim edhe për artin ndër vite, duke dhënë një mesazh të fortë drejt artdashësve dhe instancave përgjegjëse për artin.
“Arti në krahasim me vitet e kaluara ka një mosmarrëveshje kontratiktore që nuk po shpreh atë që duhet. E them këtë sepse arti komerçial dhe premtimet e ndryshme që përdoren nga shumë arredues, po jep një mesazh thjesht dekorativ dhe jo një mesazh të caktuar ashtu si duhet të japë. Arti duhet të japë imazhin origjinal që dikush ka te vetja, që të tjerët të shohin diçka ndryshe dhe të përcjellë ndjesinë që ka patur artisti. Ekonomia ka bërë që autorët të bëjnë art për të përfituar vlera monetare. Unë si piktor shpreh thjesht ndjenjat e mia që dikush të gjejë veten e tij. Ka patur ekspozita dhe koloni të ndryshme, por më duket e pamjaftueshme pasi janë me qëllime të përcaktuara, dhe do dëshiroja të ktheheshin përsëri koha e klubit të artistave, që të ketë bashkëbisedim mes tyre dhe qytetarëve, edhe për të diskutuar problematika, në mënyrë që ti japë Korçës ato vlera që ajo ka. Vëmendje e madhe duhet ti jepet formimit artistik të brezit të ri, të cilët do të jenë vazhdimësia e traditës së qytetit tonë.” - thotë Spartaku.
Për të gjithë artdashësit dhe të apasionuarit ndaj pikturës, CNA.al u ve në dispozicion numrin e kontaktit të piktorit Kasuli, i cili me shumë kënaqësi pret vizitorë në studion e tij. Numër kontakti : +355 69 562 8616
“Parisi i vogel” mirëpret mijëra vizitorë, me një organizi...
Për herë të parë në Ballkan është hapur salla multimediale...
Teksa festat e fundvitit po afrojnë, në Korçë po ndihe...
Në juglindje të Shqipërisë, aty ku ajri i pastër, aromat e...
Reshjet e borës që kanë rënë në zonën juglindore i kanë ve...
Kjo është nënë Lena 80 vjeç. Ajo prej 4 vitësh jeton e vet...
Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shum...
Ishte një kohë kur Tirana dukej se po përpiqej të ishte sh...
Kisha e Shën Thanasit në Bashkin Pustec, në një lartesi pr...
Kori "LIRA", ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete t...
Verë buti, gështenja të pjekura argëtim dhe mikrpitje. Kjo...
Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqi...
Qyteti i Korçës njihet për bujtinat e ngrohta dhe gatimet ...
Kolonja është duke përjetuar momentet më të mira të saj në...
Korçës i është shtuar një tjetër atraksion akomodues, me n...
E kthyer tashmë në traditë është organizuar për të dis...
Vallja popullore, gatimet tradicionale, prodhimet e zo...
Ndodh shumë rrallë, edhe pse mund të duket pothuajse e...
Teodor Vason e njihni të gjithë sapo t'ia dëgjoni emri...
Një nga turet me prestigjioze të motorëve në botë ësht...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...