
Foto-video/ Peza kthehet në atraksion turistik për fundjavë/ Vendasit dhe të huajt shijojnë motin dhe natyrën
Peza, është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së ...
Po i rikthehem edhe një herë Kolonjës së haruar dhe zhytur në mjerim jo vetëm ekonomik por edhe social. Shkak është lajmi i trishtë i mbylljes së një shkolle 9-vjeçare në një qendër, sa të njohur, aq edhe të qytetërimit të lashtë, në Kamnik të Bashkisë Ersekë.
Kjo shkollë ishte ndërtuar disa dekada më parë dhe shërbente si vatra e dijes për fëmijët e fshatrave Kamnik, Sanjollas, Mbënjëz dhe Radimisht. Natyrisht prej kësaj shkolle kanë dalë me dhjetëra intelektualë, si mjekë, inxhinierë, ekonomistë, mësues, ushtarakë të lartë, juristë, profesionistë të mesëm etj., që i kanë shërbyer jo vetëm trevës por edhe Shqipërisë.
Shqipëria nën rendin e saj feudo-rilindas duket se nuk ka nevojë më për njerëz dhe shkolla ndaj nuk kemi pse të derdhim lotë për 'tokën e Rilindjes' që po shkretohet këtë fillim shekulli të ri më shpejt dhe më rëndë se në zgjedhën e pushtimit otoman. Pra Shqipëria sot nuk ka nevojë as për Kolonjën apo Frashërin? Ajo ka sot rilindasit e saj të cilët prej një dekade kanë të gjitha çelësat e drejtimit të mëmëdheut tonë.
Ndërsa fshatra, qytete dhe atdheu ynë zbrazen çdo ditë nga shpopullimi i shqiptarve që po ikin me shpejtësi nga sytë këmbët për një jetë më të mirë në mënyrë paradoksale këtu i vetmi sektor që punon me rendiment të lartë është Mafia e betonit e cila pasi gjeneron lejët e ndërtimit kundrejt ryshfeteve maramëndëse në dhunim të kondicioneve dhe planeve urbane ndërton çdo muaj kulla e komplekse të larta banimi, resorte e hotele pa fund, a thua se jeta në këtë Republikë mund të programohet të jetohet me turistë apo me pensionistë vendas apo ata të rikthyer për të kaluar pleqërinë vetëm në një sezon pushimesh në vit.
Një ritmi të tillë të zhvillimit social-ekonomik të vendit me përjashtim të ndonje zëri të përpjekur për të cilin nuk përjashtoj dhe autorin e këtyre radhëve, askush deri më sot nuk ka guxuar të dalë nga rrjeshti i partisë dhe ti thotë STOP, aq më keq akoma nga bashkëpatriotët tim kolonjarë që kanë 80 vjet që i bien fyellit vetëm në një vrimë, duke u bërë kështu vasalë të një pushteti që trevën e tyre prej dekash për të cilën ka dhënë prova se nuk e ka fare në refene!
Ky është produkti i dashurisë rilindase si shpërblim ndaj Kolonjarëve, votues të daluar prej 1946, të urtë, të mençur dhe punëtorë!?
Nesër Kolonja ime do të ketë më pak një institucion të arsimit dhe kulturës. Ky nuk është tempulli i fundit që bie. Të njëjtin fat ka patur vite më parë edhe Shkolla 9 vjeçare e Novoselës, një nga shkollat më të mira jo vetëm në Kolonjë por më gjerë duke nxjerë shumë breza me drejtues e specialistë të shquar pothuajse në të gjitha fushat e jetës ku spikatin profesorë, mjekë, avokatë, inxhinierë, ushtarakë të lartë, përmbarues, ekonomistë, financierë, mësues, infermierë e teknikë të mesëm.
Disa prej tyre janë personalitete të njohur brenda e jashtë vendit. Kurrë nuk do të dëshiroja ta shihja këtë realitet dhe aq më teper ndaj institucioneve arsimore për një trevë që kurrësesi nuk e meriton këtë fat dëbimi të imponuar nga harbutëria e një pushteti kleptokrat.
Por nuk gjej dot fjalë tjetër ngushëllimi për kol9njarët, ministen e arsimit, politikat e qeverisë apo autoritetet lokale përveçse të them: RIP shkolla e Kamnikut, e një vendbanimi të lashtë.
RIP o Kolonjë e bukur me trimat që kishe dikur, që dhe deputetët, si përfaqësues të saj prej 20 vjetësh ti cakton partia nga lista rezervë e burimeve të saj modeli i së cilës gjendet sa tek Dushku aq edhe tek Pazari i Roskovecit.
Ndoshta Kolonja është projektuar nga kjo mazhorancë të kthehet në ndonjë rezervat kombëtar ku në vend të kolonjarëve dhe shkollave të qarkullojnë për eksperiment social ujqërit, dhelprat, çakallët dhe arrinjtë e ardhur nga malet e Pindit të Greqisë! Një epokë tjetër duket se ka ardhur për të gjithë, Kolonja djepi Rilindjes nuk i duhet më askujt. Ajo tashmë ka rilindasit qeverisës e dalë nga G99 për të cilët nuk heziton aspak të japë për nënën parti ndonëse ka afro 80 vjet që e bën periodikisht!
Mos u çuditni se edhe aksin e ri kombëtar të rrugës Korçë-Ersekë nga segmenti që sapo hyn në qafën e Qarrit nga tre korsi e kanë kthyer me dy korsi për lëvizjen e automjeteve!
Në rast se nuk kanë q?llim tjetër atëhere çfarë mund të jetë ky projekt vanitoz përveçse një akt i pastër korruptiv për të vjedhur fondet publike në d?m të standardeve unike të një aksi rrugor të qarkullimit kombëtar për të cilin kanë të drejtë ta kenë, ashtu si gjithë bota, si kolonjarët, shqiptarët dhe çdo kalimtar tjetër që kalon në territorin e Republikës së Shqipërisë!/CNA
Peza, është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së ...
Shqipëria është një nga destinacionet më të bukura dhe...
Çdo korçar e njeh Spartak Kasulin, piktorin prej 32 vi...
“Parisi i vogel” mirëpret mijëra vizitorë, me një organizi...
Për herë të parë në Ballkan është hapur salla multimediale...
Teksa festat e fundvitit po afrojnë, në Korçë po ndihe...
Në juglindje të Shqipërisë, aty ku ajri i pastër, aromat e...
Reshjet e borës që kanë rënë në zonën juglindore i kanë ve...
Kjo është nënë Lena 80 vjeç. Ajo prej 4 vitësh jeton e vet...
Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shum...
Ishte një kohë kur Tirana dukej se po përpiqej të ishte sh...
Kisha e Shën Thanasit në Bashkin Pustec, në një lartesi pr...
Kori "LIRA", ky emër kaq i vjetër përmban në vetvete t...
Verë buti, gështenja të pjekura argëtim dhe mikrpitje. Kjo...
Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqi...
Qyteti i Korçës njihet për bujtinat e ngrohta dhe gatimet ...
Kolonja është duke përjetuar momentet më të mira të saj në...
Korçës i është shtuar një tjetër atraksion akomodues, me n...
E kthyer tashmë në traditë është organizuar për të dis...
Vallja popullore, gatimet tradicionale, prodhimet e zo...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...