Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër restorant, i cili përmbush kërkesat e do klienti dhe vizitori që zgjedh juglindjen. Korça, si një qytet me tradita të veçanta dhe kulturën aq të njohur në mbarë vendin, e kishte të nevojshme një stil tjetër restoranti që do të bënte bashkë kuzhinën tradicionale dhe atë moderne. Një ndërthurrje me aq stil, duke krijuar një arredim të përsosur, dhe të punuar me detaje, për të krijuar një ambjent të ngrohtë dhe festiv në çdo stinë të vitit.
Biznesmeni Olger Koleci dhe artisti Olsi Bylyku, u lidhën në një bashkëpunim i cili nga miqësor u kthye në një biznes të frytshëm që kërkohet nga turistët vendas dhe të huaj.
Bisedën e nisëm me Olgerin, i cili pas rikthimit nga emigracioni, vendosi të investojë në qytetin e tij, pas 20 vitesh qëndrimi në shtetin grek. Ai tregon për City News Albania se si lindi ideja e dy miqve për të krijuar oksigjenin që i mungonte deri diku qytetit, dhe sollën për klientët restorantin O2 Boutique.
"Ideja që u krijua ka qenë në rradhë të parë ëndrra ime. Kam 12 vite që jam kthyer nga Greqia, pasi kam qenë emigrant prej 20 vjetësh atje. Miku im i ngushtë, Olsi Bylyku vinte çdo fundjavë në Korçë dhe dilnim nëpër restorantet e qytetit dhe gjithmonë që vinte, aq më shumë i pelqente ideja që të dy të bënim një biznes së bashku. O2 Boutique është bashkimi i dy emrave tanë, Olger dhe Olsi, dhe krijuam oksigjenin që ndodhet në këtë zonë. Pjesa e O2 është diçka e veçantë për qytetin e Korçës sepse gjithmonë që darkonim, Olsi zgjidhte traditën e Korçës ndërsa unë diçka moderne, dhe nëse këto të dyja nuk i bashkonim, s'do ta realizonim dot O2. Dhe vërtet kështu ndodhi.",tregoi Olgeri.
Edhe artisti, Olsi Bylyku me shumë entuziazëm tregoi mbi dëshirën e madhe që kishte për Korçën dhe për shkak të vizitave të shpeshta në këtë qytet, i’u krijua ideja e një bashkëpunimi në biznes.
"Të them të vërtetën unë nuk jam shumë përgjegjës për këtë ambjent të bukur që është bërë, pasi për këtë është kujdesur Olgeri. Si figura publike në fushën e biznesit duhet të lemë profesionistët e kësaj fushe dhe ne të mos shfaqemi në pjesën e aktivitetit. Jam nisur nga dëshira për ta bërë me Olgerin.”, tha Bylyku.
Kuzhina tradicionale korçare është ajo që thith turistët drejt qytetit tonë të bukur, por ndërthurja e saj me një kuzhinë europiane dhe moderne, e bën akoma më të preferuar këtë restorant. Debati mes Olgerit dhe Olsit ishte pikërisht tëk gatimet që do të ofronte restoranti, duke patur parasysh se Olsi preferon gatimet tradicionale, ndërsa Olgeri mendonte se e nevojshme ishte kuzhina me gatime klasike.
"Kemi kuzhinë të ndërthurur mes tradicionales dhe modernes. Klientët që konsumojnë te restoranti jonë janë shumë të kënaqur për këtë arsye. Nga mishrat e huaja janë të gjitha llojet e çertefikuara amerikane, si tomaok, tibon, ribai etj. Po ashtu pasta tradicionale artizanale që i përgatisim vetë, ndërthurrjen e djathit hallum me tre lloje qumshti, më pas kalojmë tek tradicionalja me petullat e fshira që Olsi është shumë këmbëngulës, dhe gjithmonë kërkon të provojë ato e më pas gjëra të tjera. Lakrori në saç, fasule pllaqi, salca e kosit, pra çdo gjë që përban tradita korçare në kuzhinën e saj.", tha Olgerti.
"Falë zotit edhe pse është ftohtë tani në dimër, njerëzit vijnë për atë ambjentin e ngrohtë, me një gotë verë, pak petulla të fshira dhe gjithçka është perfekte. Unë tradicionalen doja, petullat e fshira i kam qejf, se të ishte për ushqime koherente rrija në Tiranë, por gërshetimi i tradicionales dhe modernes ishte çelësi i suksesit të O2. Kishte shumë njerëz që kërkonin pasta, mish, dhe atë tradicionale. Këtë vit e kuptuam që e donin O2 si ambjent sepse na kanë telefonuar 3 muaj para. Ne artistët marrim emocione nga skena dhe duartrokitjet, por në fakt emocioni i një biznesi është më emocionuese.", tha Olsi Bylyku .
Pjesë jo vetëm e klientelës por edhe e bashkëpunimit me administratorët e O2 Boutique, është edhe një distributor me qendër në Firenze të Italisë. Lulzim Vulashi, prej vitesh jeton në Firenze ndonëse është nga qyteti i bukur i Shkodrës, dhe ka zgjedhur pikërisht O2 Boutique për të sjellë qindra lloje verash dhe shampanjash për të plotësuar më së miri restorantin me cilësinë e lartë të këtyre pijeve. Ai tregon për City Neës Albania përshtypjet rreth restorantit si edhe thekson faktin se suksesi vjen edhe nga pijët e përzgjedhura.
"O2 Boutique për mua është një nga restorantet më të mira që ka Korça, dhe që kërkon të ngjitet në shkallët më të larta të gastronomisë europiane. Ne po furnizojmë O2 me verat më të mira të botës. Në dorë kam një nga verat më të mira, që vetëm këtu mund ta gjeni. Distributori jonë quhet Pana Amore di fantasia, me qendër në Firenze të Italisë, dhe po sjellim verat italiane dhe shampanjat më të mira franceze të kërkuara në botë. Ndaj them se duhet ta shijoni këtë kantinë të mrekullueshme. Te O2 mund të gjeni më shumë se 400 etiketa, një pjesë të vogël e kemi me shampanja, atë që po kërkojmë të sjellim në këtë qytet të mrekullueshëm të kulturës, produktorë që bëjnë punë me dashuri, me histori e me kulturë, që sjellin edhe një brand të mrekullueshëm." , tha Olsi.
Vitet e fundit Korça është kthyer në destinacionin kryesor të fundjavave, ku turistë të shumtë vendas e të huaj e zgjedhin këtë qytet, po ashtu drejtohen drejt restorantit O2 Boutique për muzikën live, duke lënë përshtypjet më të mira në një libër posaçërisht për ta. Krahas një mbrëmje fantastike pranë restorantit me serenata korçare dhe jo vetëm, nga ana e Olgerit dhe Olsit u krijua edhe n'After Club, një kat më sipër, që pret jo vetëm turistët por edhe qytetarët e Korçës me këngëtarë të njohur shqiptarë.
"Turistët zenë pothuajse 90% të fundjavave në O2. Kjo duket nga java në javë që numri i turistëve që zgjedhin restorantin tonë është gjithmonë në rritje. Një pjesë e mirë e vizitorëve është nga Tirana, që nuk na kanë tradhëtuar asnjë moment dhe i falenderoj jashtë mase sepse i kemi çdo fundjavë këtu. Pjesën tjetër e zenë turistët gjermanë, italianë, grekë. Kam një libër të madh përshtypjesh dhe atje gjeni edhe në gjuhë të huaja, përshtypjet kanë qenë shumë të mira dhe kjo gjë na jep kërkesa të vazhdueshme që ne kemi ndaj restorantit. Të ecim akoma më shumë, sipas kërkesës së tyre, pasi e shohim që edhe me muzikën live dhe serenata korçare, ata duan të vazhdojnë natën e tyre. Për këtë arsye, krijuam katin e dytë të lokalit me muzikë të ndryshme nga serenata, që të kënaqen klientët tanë. N'After pas orës 00:00, është diçka më e bukur pasi nga një restorant mund të kalohet në një club nate. Është një kombinim i përkryer, diçka ndryshe nga çkemi parë në Korçë. Organizimi në club është me rezervime, kemi ftuar këngëtarë për hapjen sezonale dimërore, si Ronela Hajatin apo Ermal Fejzullahun, ka qenë e kënaqshme pasi klientë janë edhe ata të restorantit por edhe nga jashtë restoranteve të tjerë.", u shpreh Olgeri.
Dukë qenë se pjesë e O2 Boutique është një artist mjaft i dashur për publikun shqiptar, ne e pyesim Olsi Bylykun se a do të jetë pjesë e festimeve për festat e fundvitit. Pavarësisht dëshirës së madhe pëe të qenë në Korçë, Olsi shprehet se do ta gjejë një mënyrë që një prej ditëve të para të vitit të ri, të festojë pikërisht në shtëpinë e tij të dytë.
"Me thënë të drejtën ky është debati që kam tani me Olgerin, pasi për festat e fundvitit me angazhimet artistike, mendoj se do të jem jashtë Tiranës dhe Korçës, dhe kam përshtypjen se do jem me koncerte. Jam duke llogaritur diçka, për shkak se nata e fundvitit zgjat deri në orët e para të mëngjesit, dhe nëse bëj një koncert afër Korçës, mund të bëjmë edhe një datë tjetër festimesh te O2 për të festuar natën e vitit të ri në Korçë.", u shpreh Olsi.
Ëndrra e dy miqve u kthye në një realitet të suksesshëm! Shumëllojshmëria e gatimeve, e ndërthurrur me serenatat korçare, të kënduara nga artistët më të mirë të Korçës, ka krijuar një familje të madhe, mikpritëse për vizitorët. O2 Boutique ndodhet në lagjen 4 të qytetit të Korçës, në bulevardin Fan Noli. Për rezervime në restorant mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0674020002. Për rezervime në N'After Club 0688228888./ CNA
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është vlerësuar si destinacioni...
Enver Hoxha ka shkuar si mysafir dhe me pas e konfiskon.Pi...
Të huajt në Vlorë nuk janë më një fenomen që e shikon vetë...
Montrelux Resort është destinacioni më i përkryer për një ...
Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një...
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka që...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit me iniciale J.G. d...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja p...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...