
Mjeshtri i Topit/ Zeni Çela, rrëfen emocionet e një karriere plot shkëlqim
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, si një nevojë e tregut për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Inagurimi i tij u bë pikërisht në ditën e Krishtlindjes, ndonëse në kohë pandemie, e cila pati edhe të mirat e saj krahas problemeve të shumta që shkaktoi. “Park Plazza” ndodhet në qendër të Korçës, dhe në afërsi të saj ka gjelbërim, duke u kthyer në një pikë kyce të vizitorëve, por edhe banorëve të qytetit, të cilët e zgjedhin për të konsumuar kafen e mëngjesit dhe të pasdites.
Projekti i organizuar në mënyrë aq preçize dhe të mirëfilltë, e ka bërë akoma më të preferuar hotelin. E kjo, jo vetëm për të kaluar disa ditë pushimi dhe festash, por edhe për institucione të ndryshme të cilët organizojnë aktivitete në sallën e konferencave që ka “Park Plazza”.
Menaxheri i hotelit, Klaidi Kosta, pasi na tregoi çdo ambjent përbërës të ndërtesës, në një intervistë për City News Albania na tregoi rëndësinë dhe vlerat, duke thënë se janë munduar të krijojnë një umbrellë për klientët.
"Dua ta nis fillimisht me dëshirën e madhe të investitorëve për të qenë pjesë e industrisë së hotelerisë dhe turizimit që kohët e fundit ka hedhur hapa të mëdhenj në qytetin tonë. Gjithashtu ka qënë edhe një nevoje e tregut. U dizenjua në bashkëpunim me arkitektë dhe studiot e projektimit dhe me një plan biznesi të mirëfilltë. Në vitin 2020 filluam të operojmë në këtë industri, ka qenë festa e Krishlindjes kur ne filluam aktivitetin tonë. Koinçidoi me periudhën e pandemisë e cila ishte edhe një e mirë për qytetin tonë pasi pati edhe një prurje shumë të madhe të turistëve vendas. Ata kalonin fundjavën në Korçë, ka patur dhe kërkesë të lartë për akomodim në hotel ‘Park Plazza’. Më pas tregu na orientoi vetë drejt rrugëve që duhet të ndiqnim duke u përshtatur edhe me ide të tjera për të krijuar një umbrellë për të gjithë kategoritë e klientëve. Kur flasim për Korçën, flasim për turizëm kulturor, kulinar, por jo vetëm kaq duhet ta shtrinim më tej për të përthithur një shtresë më të madhe të klientëve.
Filluam të hapnim një sallë konferencash me një kapacitet prej 30 ulësesh pamë që nevojat e tregut ishin më të mëdha dhe krijuam një sallë tjetër me kapacitet dyfishin e sallës së parë. Duke u lënë punën bujtinave të Korçës të cilat e kryenin më së miri punën e tyre me prezantimin e kulinarisë dhe sherbimin e mirë familjeve korçare, te ‘Park Plazza’ ka diçka ndryshe. Këtu është një staf i mirëfilltë i cili bazohet në standarte, në kërkesat e tregut për të shtrirë sa më gjerë këtë projekt. U ndala tek salla e konferencave për të treguar se ne nuk ofrojmë vetëm turizem stinor, por edhe një turizëm të eventeve dhe aktiviteteve të cilat shumë institucione si ministri, gjykata, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare organizojnë në Korçë, si prsh takime të ndryshme, prezantime projektesh. Ne u munduam të krijonim umbrellën që klientët të mos vijnë tek ne vetëm për tu akomoduar sepse i vizitorëve nuk është fjetja. Për klientët ne kemi zgjeruar aktivitetin e barit me shtimin e hapësirave, po ashtu menunë e restorantit e po ashtu me muzikën live. Korça pa muzikë nuk merr kuptim".
Hoteli është i përbërë nga një numër i madh dhomash, të cilat i përkasin llojeve të ndryshme të preferencave të klientëve. Me një arredim të thjeshtë, por aq të veçantë, me ngjyra të ngrohta e me një ambjent çlodhës, vizitorët mund të kalojnë disa ditë pushimi.
"Hoteli ynë ka një kapacitet prej 26 dhomash të cilat janë të ndara në kategori të ndryshme. Këtu përmend dhomat standarte të organizuara me shtrat double, ka dhoma tëin të organizuara me dy shtretër, ka dhomat junior suite dhe suitën ekzekutive, dhoma të cilat diferencohen nga sipërfaqja, arredimi dhe dizanji. Duke menduar shtrirjen e tregur për turizëm të organizuar, ne bëmë disa ndryshime gjatë kohës duke ndryshuar kapacitetet e dhomave për të akomoduar më shumë turistë të huaj sepse preferencat e ture janë ndryshe nga preferencat e turistëve vendas. Dizanji është krijuar me studiot e projektuesve, ka një stil bashkëkohor, kontemporan mund të them sepse në një stil të tillë e gjen veten pjesa më e madhe e klientëve. Duhet të bënim një aktitekturë më të pershtatshme për çdo lloj kategorie personash, çdo lloj grupmoshe dhe normalisht me çdo lloj shije."
Pjesë e këtij hoteli është edhe restoranti dhe taverna ku ofrohet një menu shumë e pasur gatimesh. Gatime të cilat janë jo vetëm tradicionale të qytetit të Korçës, por edhe gatime mes kuzhinës mesdhetare dhe asaj ndërkombëtare. Qyteti i Korçës njihet për tradicionalitetin, me gatime të amvisave korçare, me produkte bio, por për stafin e hotelit, u pa e nevojshme që t'u përshtateshin kërkesave të vizitorëve që zgjedhin edhe një lloj tjetër menuje krahas asaj që ofron Korça si traditë. Klienti është në qendër të vëmendjes në çdo moment. Kështu shprehet Klaidi, i cili shton më tej se stafi përbëhet nga 30 persona dhe secili prej tyre ka një përgjegjësi më vete në pozicionin e tij të punës.
"Kur flasim për Korçën të gjithë e dinë që do ta hanë diçka të mirë. Të dalësh me një menu pranë klientëve duhet të kesh një njohje shumë të mirë për kuzhinën tonë. Ne bazohemi kryesisht në kuzhinën tradicionale, por duke qënë stil hoteli bashkëkohor, kuzhina duhet të shtrihet edhe në rajon. Ne kemi kuzhinën mesdhetare deri diku edhe ndërkombëtare duke përmendur disa gatime që sot janë bërë trend, me mishra të përzgjedhur, të cilësisë së lartë, por krahas tyre baza është Korça. Në restorantin tonë mund të gjesh gatimet e shtëpisë, qofte, prodhime vendase pasi në tregun e Korçës mund të gjejmë çdolloj prodhimi bujqësor. Në menu gjejmë lloje të ndryshme të bulmetit, po ashtu edhe pasta italiane pasi kuzhineri ynë është mjeshtër i pastave, rizoto, fruta deti se ne korçarëve na mungojnë pak këto të fundit.
Është një tërësi gatimesh që mund të gjejnë veten dje të zgjedhin dhe çdo klient të porositë atë që dëshiron. Nga eksperienca ime të gjithë kanë dalë të kënaqur sepse qëllimi ynë është të bëjmë klientin të ndihet në vendin që dëshiron të jetë e të mos zhgënjehet pasi klienti është parësor për ne. Ne punojmë që klenti të jetë në qendër të vemendjes. Kemi një staf prej 30 personash të cilët kanë marëdhënie në çdo moment me klientin, staf i cili përbëhet nga unë dhe përgjegjës të reparteve. Restoranti si përgjegjës kryekuzhinerin, bari ka kryekamarierin dhe kryebanakierin, recepsioni ka përgjegjësin e vetë dhe është një pozicion nga më të vështirët sepse merret me cilësinë e shërbimit, pritjen dhe përcjelljen e klientëve. Për mua një recepsionist është ambasador i qytetit sepse është kontakti i parë i vizitorëve. Ai duhet të ketë të gjithë njohurinë për të prezantuar qytetin, orientimi në kuzhinën tonë, dhe u them gjithmonë se klientin nuk e kemi mik vetëm në hotelin tonë por në të gjithë qytetin. Investitorët e hotelit janë backstage, përballë me klientin jemi ne dhe përgjegjësinë për të prezantuar Korçën e kemi ne."
Sa i përket organizimeve që bëhen për festat e fundvitit, duket se prenotimet janë mbyllur tashmë. Stina e dimrit është më e preferuara për vizitorët që zgjedhin Korçën, për shkak edhe të borës që gjejnë në këtë qytet. Taverna që do të jetë hapur për festat e fundvitit ka një arredim mjaft të veçantë duke patur pjesë të saj disa nga asetet e qytetit.
"Ditët dhe netët me muzikë live kanë filluar sepse Korça ka hyrë në stinën e saj, pavarësisht se ne e kemi të shtrirë turizmin në 12 muaj dhe në stina e dimrit të gjithë i kanë sytë nga Korça. Ne kemi pasur eksperienca me grupe të ndryshme muzikore. Taverna është në katin -1, është arreduar duke ndërthurur këtë dizanj me drurin e arrës, me gurin e me çdo aset tjetër të qytetit tonë. Kemi marrë këngëtarë të ndryshëm që të mos mbetemi vetëm në një rrymë muzikore, duke bashkëpunuar me këngëtarë nga qytete të tjera dhe nga qyteti jonë. Rezervimet kanë filluar për festat e fundvitit dhe kemi një farë sikleti pasi është full, me kapacitetin e 100 karrigeve që kemi në restorant. Për festat e fundvitit do të prezantohemi më së miri për të nderuar edhe investimin tonë dhe po ashtu qytetin e Korçës."
Të shumtë janë turistët vendas e të huaj të cilët janë kthyer në klientë besnikë jo vetëm të hotel “Park Plazza”, por edhe të qytetit juglindor. Gjatë vitit të parë kur u hap hoteli, turistët ishin kryesisht nga Tirana, për shkak edhe të masave të pandemisë. Ndërsa, pasi u hapën rrugët e kalimit mes shteteve, edhe turistët e huaj u rikthyen në Korçë. Pjesa më e madhe janë ata nga Europa, që edhe sot e kësaj dite, nuk e ndajnë Korçën nga lista e tyre.
"Vizitorët në vitin e parë kryesisht kanë qënë vendas sepse të huajt kanë pasur shumë pak lëvizje për shkak të pandemisë. Vendasit kanë qenë kryesisht nga Shqipëria e mesme, por edhe nga Shkodra, pasi Shkodra me Korçën kanë lidhje të forta. Ata kanë prenotuar çdo fundjavë duke e gdhirë me muzikën tonë aq të kërkuar dhe kengëtarët plotësonin kërkesat e çdo klienti. Turistët e huaj filluan të vinin pasi u hapën rrugët, pas pandemisë me grupe të organizuara kjo si pritshmëri e marrëveshjeve që kemi lidhur me agjensitë e huaja. Turizimi i organozuar është në grupe të mëdhaja dhe kërkon kapacitete më të mëdha akomoduese. Turistët kanë qenë nga Gjermania, Spanja, Polonia, Belgjika, Zvicra e Austria. Grupmoshat i përkasin një grupmoshe që e le pas bregun e detit, nuk është një klientelë si në jug të Shqipërisë që janë kryesisht të rinj. Këtu i përkasin grupmoshave të 2-ta dhe të 3- ta që kanë tendenca për të parë turizmin kulturor. Korça ka shumë asete për të vizituar dhe me guidat e tyre turistët janë shumë të informuar për qytetin tonë duke planifikuar të vizitojnë muzete, kishat, xhamitë gjatë javës."
Korça në ditët e festave kthehet në epiqendrën e festimeve, me një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe me bujtina e hotele si “Park Plazza” që presin në çdo kohë familjarë dhe grupe shoqërore. City News Albania nëpërmjet këtij reportazhi ju sjell shikuesve një opsion dhe sugjerim për të zgjedhur “Park Plazza”, dhe për të shijuar menunë e gatimeve më të veçanta në Korçë. Për rezervime mund të kontaktoni në numër telefoni +355 67 700 1010, e-mail: [email protected], me adresë Bulevard Republika, Korçë./ CNA TV
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është vlerësuar si destinacioni...
Enver Hoxha ka shkuar si mysafir dhe me pas e konfiskon.Pi...
Të huajt në Vlorë nuk janë më një fenomen që e shikon vetë...
Montrelux Resort është destinacioni më i përkryer për një ...
Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një...
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka që...
Korça njihet jo vetëm për kulturën e traditën, por edhe pë...
Në Ferizaj ju pret trashëgimia e pasur kulturore dhe mundë...
Mirë se vini në Ferizaj, ku një botë me atraksione të ndry...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...