
“Park Plazza Hotel”, një aset i shtuar i qytetit të Korçës/ Ndërthurja e tradicionales me modernen
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet e fundit në rrethin juglindor shihet shtimi i turistëve vendas dhe të huaj, që zgjedhin të shohin asetet turistike që kjo zonë ofron. Rol të rëndësishëm në zhvillimin turistik ka luajtur "Sofra Kolonjare", hotel dhe restorant mjaft i veçantë që ofron ushqime bio, mes natyrës përrallore. Sofra Kolonjare ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës, ndërsa është e vetmja pikë qëndrimi në segmentin rrugor Korcë-Ersekë, që ofron akomodim, ushqim dhe ajër të pastër.
Ky investim ka filluar vite më parë nga dy vëllezërit Xheni dhe Edlir Bilo, me shumë vështirësi arritën të krijonin një oaz tradite.
"Në radhë të parë dua t’ju falenderoj për këtë intervistë sepse dihet që promocioni është ajo që na ka ngritur në fushën e turizmit, ndryshe janë fshatrat e mëdhenj si Voskopoja e Dardha, ne jemi të vetëm këtu në Kolonjë. Të bëhesh i rëndësishëm duke qenë i vetëm është nga miqtë të mirë si puna tuaj, por edhe nga klientë që përcjellin fjalët e mira te njëri-tjetri.
Si ide ka nisur për faktin se babai jonë ka punuar 40 vite me dru, dhe biznesi tonë i parë ka qenë përpunimi i lëndës drusore. Arriti një moment që kjo punë po vështirësohej për shkak të rregullave strikte dhe sot që po flasim lënda vjen nga Greqia. Një ditë të bukur na sollën këtu sipër dhe menduam të bënim një lokal, dhe sofrën e kemi bërë të gjithën karakteristike me të treja katet me dru. Kemi parë vendin para 18 vjetësh, atëherë kur shumica mendonte se ne ishim të çmendur, pasi nuk imagjinohej të kishe biznes të mirë e ja ku jemi sot."
Pronari i sofrës, Edlir Bilo tregon peripecitë që hasën teksa hodhën hapat e para të biznesit.
"Fillimi ka qenë jo i vështirë, por i tmerrshëm, dihet që kur hapet një biznes sidomos në Kolonjë si zonë e harruar dhe e braktisur prej vitesh. Mishi ka qenë dhe është barometri kryesor që ka peshën më të madhe të xhiros, kushton më shumë pasi disa produkte bulmeti nuk prishen, ndërsa kur piqej një shqerrë dhe shitej gjysëm kilogramë në ditë, ose kishte ditë që nuk shitej fare. Çfarë ndodhte? T’ju thoje prindërve që ky mish nuk bën pasi ka kaluar 2-3 ditë, nuk e kemi bërë kurrë. E prisnim shqerrën, e ndanim në 4-5 kg, me 7 pjesë, dhe ua jepnim njerëzve në nevojë. Mishi nuk ishte i pangrënshëm që të kuptohemi, pasi mund ta konsumosh edhe pas 7 ditësh. Por dolën fjalët negative, sikur ngelej mishi dhe nuk konsumohej. Më pas mishin që ngelej, e kemi hedhur tek lumi, me qindra qengja.
Një gjë që nuk falim dhe nuk e tolerojmë kurrë është cilësia. Nuk bëhet fjalë që të përdorim salcë të kutisë, sepse dihet që njerëzit këtu vijnë për ushqimet e fshatit dhe ato bio. Kemi një sipërfaqe rreth 2 hektarë që kemi mbjellë perime, domate, patate, fasule normale dhe pllaqi, në tokat që kemi marrë me qira. Kemi po ashtu fermën që mbajmë pula, kaposha, dele dhe kuaj. Pra jemi cikël i mbyllur pasi nga jashtë ne merrnim vetëm kripën, sheqerin dhe kafen."
Në sofrën kolonjare, cilësia e ushqimit është absolute. Edliri tregon për shikuesit e City News Albania produktet që mund të konsumohen, duke ofruar shijen e vërtetë të fshatit. Ndër produktet që ai përmend janë kulaçi në furrë druri, lakrori në saç, prodhimet e bulmetit, e më pas pijet si vera e rakia e bërë vetë, e në fund reçelët e ndryshme me të gjitha llojet e frutave.
"Kuzhina jonë nuk ka shef kuzhine, është njësoj si të shkosh për darkë në shtëpi. Është ai speci me salcë, djathi i shtëpisë, kulaci që piqet në furrë druri, mielli që bluhet në mullirin me ujë që kemi ne, për lakrorin gjithashtu. Kemi mishin nga Gramozi që dihet që është ndër më të mirët nga cilësia. Është kuzhinë shtëpie, me cilësi absolute, e për këtë shkak jemi këta që jemi sot.
Doja të thoja që kemi edhe pijet si vera dhe rakia që ne i nxjerrim vetë, rrushin e marrim nga Leskoviku se në Kolonjë rrushi nuk piqet tamam për shkak të lartësisë mbi 1000 metër. Varieteti që ne përdorim është Mavrudi, është pak i shtrenjë si rrush sepse shkon kg deri në 1200 lek të vjetra, dhe del një verë super cilësore. Ne kemi edhe pjesën e kompostove, që janë nga të gjitha frutat e buta dhe të egra si qershia, ftoi, kumbulla, dhe mikse si thana, kullumbria, mollë të egra të cilat preferohen jashtë mase. Kemi të gjitha llojet e reçelrave, si manaferrë, qershi, fik të egër por ajo që çuditen më tepër klientët është reçeli i kungullit, që shumë pak arrijnë ta kuptojnë."
I gjithë ambjenti i Sofrës Kolonjare është i stilit tradicional, me ndërtesën 3 katëshe me strukturë druri dhe me shumë objekte të vjetra e unikale që i shtojnë autenticitetin këtij vendi.
"Ne jemi dy vëllezër, është edhe vëllai im Xheni, dhe plotësojmë njëri tjetrin e mendoj që kjo ka ndikuar në historinë e suksesit të sofrës. Kemi qenë studentë në shkollë të lartë, dhe në para se të shkonim në shtëpi, kur na ngeleshin lek, kishim pasion të futeshim "me kokë" të pazari i vjetër i Korçës, dhe blinim objekte të vjetra. Po ju tregoj një rast, me tabakatë e vjetra që kanë qenë të kohëve 200 vjeçare, mbase dhe më shumë, i merrnin edhe ata që mblidhnin skrap. Ishte një makinë e madhe që ikte për skrap, dhe është shumë e dhimbshme që të shiteshin gjithë ato objekte për skrap. Jemi mundur dhe kemi mbledhur me sa mundësi kemi patur.
Mi kanë kërkuar për të mi marrë dhe faleminderit që ma bën këtë pyetje sepse dua ti sqaroj njëherë e mirë të gjithë kureshtarët. Këtu mund të ketë objekte që janë unikale, dhe nëse do ua jepja njerëzve, këtu nuk do të ngelej më asgjë. Pavarësisht se në disa raste na janë ofruar shifra të frikshme, nuk ka bërë vaki që ti shesim. Është një traditë për ne që çfarë hyn në sofër, ngelet në sofër."
Pjesa më e madhe e vizitorëve tek "Sofra Kolonjare" janë të huaj, dhe kjo tregon që imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar. Turistët kanë zbuluar një Shqipëri ndryshe, plot me vlera e vende të veçanta për tu vizituar.
"Turistët që vizitojnë Sofrën, 50% mbase dhe më shumë janë turistë gjermanë. Ka gati 2 vjet që po vijnë edhe italianë, pastaj pjesa tjetër janë çekë, polakë, zvicerianë, austriakë. Edhe nga Zelanda e Re, të pakët në numër por vijnë nga çdo vend i botës. Shqipëria s'është më ai vendi i frikshëm. I pyes të gjithë turistët për tu marrë përshtypjet në fund me patjetër. Çdo bisedë që kemi bërë, ka treguar se Shqipërinë e kanë imagjinuar ndryshe dhe u ka dalë jashtë çdo lloj parashikimi dhe shumica mendojnë të kthehen sërish edhe brenda vitit. Mendoj se kjo është diçka e jashtëzakonshme. Shqipëria i ka të gjitha të mirat, por duke patur edhe konkurrentë si Greqia, Mali i Zi, Kroaci që kanë patur me kohë të zhvilluar turizmin, ndërsa ne jemi zhvilluar kohët e fundit. Dhe e shoh që vendi ynë do të jetë vend që do mbajë ekonominë prej turizmit. Veç punonjësve në sofër, kemi edhe thuajse 50 familje që bashkëpunojmë, që janë të lidhur indirekt me ne, diku marrim shqerra, diku qumështin, dhe e mbajmë gjallë një zonë."
Gjatë qëndrimit tonë pranë sofrës kolonjare, takuam një familje turistësh të cilët nuk ngurruan të japin përshtypjet e tyre për City News ALbania rreth ambjentit dhe ushqimeve që provuan.
Duke parë zhvillimin që ka marrë zona e Kolonjës, nga ana e investitorëve të Sofrës, u pa mundësia e zgjerimit të ambienteve akomoduese, ku krahas 7 dhomave aktuale, u shtuan 8 dhoma të tjera. Nevoja për t'iu gjendur pranë vizitorëve, bëri që dy vëllezërit të ndërtonin një tjetër hotel në kodër. Një tjetër risi që Sofra Kolonjare pritet të sjellë është SPA, që do të përdoret më së shumti në stinën e dimrit, për t'iu ofruar vizitorëve një eksperiencë unike.
"E kemi filluar si investim në muajin Janar, dhe u mbyll në kohë rekord për gati 7 muaj, me një sipërfaqe 600m2 ndërtim, falë mbështetjes së qeverisë dhe AZHBR-së që na dha një ndihmesë jo të vogël, por edhe momenti që ne na duhej me domosdoshmëri sepse në hoteli aktual kemi 7 dhoma dhe numri i turistëve është çdo vit në rritje. Ajo që doja të theksoja është që vërtet flasim për ushqime bio, por ka dhe diçka që kush është mësuar me luks, edhe kushtet i duan sa më të mira. Nga ana jonë e vetme ishte e pamundur ta përballonim me rritjen e çmimeve, dhe faleminderit që u bë i mundur ndërtimi i hotelit. Zgjodhëm të kalojmë pak te agroturizmi i luksit, sepse kushtet mesatare ne i kemi këtu, ndërsa në hoteli i ri kemi nxjerrë 3 suita, me 45 m2, 3 suita junior me 30m2 dhe 2 dhoma standarde me 24m2 sipërfaqe. Pjesa poshtë është konceptuar të ketë një sallë të vogël konferencash, për tu shfrytëzuar nga kompani të ndryshme që prenotojnë për 2 ose 3 netë. Katin -1 duam ta shfytëzojmë për ambjente SPA, pasi në kohë me ngrica, borë dhe shi, kufizohet totalisht dita dhe klientët nuk kanë çfarë të vizitojnë, si pjesa e pyllit për hiking, apo edhe shtegun shumë të bukur që kemi këtu mbrapa që të çon tek liqeni. Dhe menduam që kjo do të pëlqehet shumë nga klientët.
Gjatë gjithë mbikqyrjes së projektit, çdo material është hedhur 2-3 fish i vlerës normale, vetëm krevatët e gjumit janë të gjithë me dru arre që kushtojnë shumë. Dyshekët janë të një cilësie absolute, nga më të mirët në treg, arredimi 99% është gur dhe dru, po ashtu çarçafët e peshqirat janë italianë. Kemi zgjedhur një super standard, dhe klientët i kemi mesatarë dhe mbi mesatarë, dhe për këta të fundit kemi patur klientë që kanë fjetur në Pogradec dhe kanë ardhur për të ngrënë në sofrën kolonjare."
Sofra Kolonjare, gjendet në aksin nacional Korçë - Ersekë, në kilometrin e 20-të. Për të gjithë shikuesit që janë të interesuar të prenotojnë pranë këtij hoteli, City News Albania iu vendos në dispozicion numrin e telefonit +355693623108.
Krahas Korçës, Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e juglindjes që preferohet të vizitohet nga turistët. Natyra e qetë, gjelbërimi, fshatrat e zonës mbeten të preferuarat e vizitorëve./ CNA
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është vlerësuar si destinacioni...
Enver Hoxha ka shkuar si mysafir dhe me pas e konfiskon.Pi...
Të huajt në Vlorë nuk janë më një fenomen që e shikon vetë...
Montrelux Resort është destinacioni më i përkryer për një ...
Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një...
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka që...
Korça njihet jo vetëm për kulturën e traditën, por edhe pë...
Në Ferizaj ju pret trashëgimia e pasur kulturore dhe mundë...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit me iniciale J.G. d...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja p...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...