LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga "Festa e Verës dhe Gështenjave" në Pogradec

23 Tetor 2022, 17:05, Qyteti im CNA

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga

Verë buti, gështenja të pjekura argëtim dhe mikrpitje. Kjo është kryefjala e edicionit të 28-të të Festës së Verës dhe Gështenjave në qytetin e bukur të Pogradecit. Gati 3 dekada që ky qytet, këtë traditë familjare e cila dikur festohej me miq në shtëpi, e ka nxjerrë në sheshin kryesor të qytetit ku pogradecarë e vizitorë festojnë së bashku. Për Pogradecin kjo është një nga festat më të rëndësishme të vitit, pasi bën bashkë qindra qytetarë, të cilët nën tingujt e muzikës por edhe nën shoqërinë e verës e gështenjave, kaluan një fundjavë ndryshe në qytetin liqenor.

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga

Për prodhuesit e verës artizanale, vera është e lashtë sa vetë qyteti, andaj ajo është e veçantë për këdo që e provon. Njëri prej prodhuesve të kësaj vere, ka treguar ndjesitë që ka nga kjo veprimtari duke theksuar se vera artizanale është bio dhe me vlera më të shumta krahasuar me verat e kantinave.

“Kemi 27 vjet që merremi me prodhimin e verës artizanale, dhe prodhojmë verë  të bardhë dhe të kuqe. Që kur konkurruam sidomos 2 vitet e fundit, duke fituar edhe çmime, kam patur edhe kërkesa për verën edhe për rrushin. Ndryshimi mes verës artizanale dhe atë të kantinës është se vera artizanale është bio, prodhuar jo me makineri, dhe është tepër e pastër. Vera kërkon 45 ditë për t’u bërë. Kemi 5 dunym hektarë rrush, dhe e kemi biznes familjar, por duhet që ta zgjerojmë edhe më tepër pasi duket se tregu po bie. Duhet të kemi edhe mbështetjen e shtetit për të na ndihmuar në zgjerimin e aktivitetit tonë.”-  tregon Metjan Muço.

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga

Festës së Verës e Gështenjave nuk mund ti mungonin turistët dhe vizitorët, të cilët këtë vit kanë qenë kryesisht nga kryeqyteti, ndërsa kanë ndarë me ne edhe përshtypjet e tyre për festën.


“Vijmë nga Tirana, festa është shumë e bukur pasi na pëlqen vera dhe po ashtu edhe atmosfera këtu. Ne vijmë shpesh tek festa e Verës dhe Gështenjave, thuajse çdo vit kur ajo organizohet. Pogradecarët janë të mrekullueshëm, provuam verën dhe gështenjat dhejanë vërtet shumë të shijshme. Dhe atmosfera këtu është e bukur.”

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga


“Unë vij shpesh në Pogradec, por realisht këtu atmosfera më pëlqeu shumë, ka shumë pritshmëri të mira. Gjejmë ambjente shumë të mira, verën e gështenjat, dhe njerëzit shumë të mirë.Është shumë bukur të vish në Pogradec, si edhe koha na ndihmon më tepër.”

Verë, muzikë e hare/ Gjithçka që nuk duhet humbur nga

Pjesë e këtij organizimi janë edhe 3 konkurse të cilët përfshinë artitistët e qytetit dhe prodhuesit. 3 juri përcaktuan verën më të mirë  të bardhë e të kuqe, poezinë më të mirë për verën dhe pikturën më të mirë për verën. Çmimin e parë për verën e bardhë e fitoi Artur Blacëri, ndërsa për verën e kuqe Metjan Muço. Çmimin e parë për poezinë më të mirë e fitoi Mateo Yskollari, ndërsa për pikturën më të mirë Anduel Latifllari./CNA.al

Lajmet e fundit nga