Baba Karlo ka një javë që bredh dyqan më dyqan. Nuk le derë pa hyrë. Në fytyrë i endet një shqetësim i madh. E shoqja pandeh se ka shkalluar. Bredh dhe ajo murga pas tij e çjerr faqet:
- Ka rrëshqitur nga mendja Baba Karlo. Ka roitur oi, oi.
Kur e pyesin njerëzia se çfarë i ka ndodhur Baba Karlos, ajo nuk flet. Tregon me dorë të shoqin e flet:
- Po ja, nuk le dyqan pa hyrë. Ka një javë që takon çdo shitës të qytetit.
Ca banorë të lagjes e morën seriozisht dhe kur Baba Karlo hyri te Mondi që rregullon këpucët e mëhallës, hynë dhe ata e dëgjuan dialogun:
Baba Karlo: - Nëse të vjen dikush për të ngjitur atletet çfarë i thua në fillim?
Mondi: - Mirëseardhe, i them.
Baba Karlo: - Jo, gabim, shumë gabim. Duhet t’i thuash, Saliu të japë dorëheqjen!
Mondi: - Qenke trap ti. Po ç’punë kam unë me partitë, o?
Baba Karlo: - Nuk ke ti, por kam unë. Se kjo qeveri më mban me para mua dhe doçin tim gjobaxhi. Ndaj duhet patjetër të thuash, Saliu të japë dorëheqjen.
Këtë çast Mondi rrëmbeu një këpucë nr. 46 dhe e qëlloi Baba Karlon m’u në bythë. Vrapoi i ziu, por sa pa hapur rrojtoren e Llaqit pak më tutje hyri brenda. Nuk ndenji shumë, doli vrap, por me shkumë në surrat.
- Hajde, hajde dhe njëherë e jo që do të të rruaj, por do të të bëj dhe synet, ty dhe doçin tënd gjobaxhi - i bërtiste Llaqi me briskun ngrehur.
Kështu vrapon Baba Karlo ka një javë. Të dorëhiqet Berisha, bërtet e bërtet. E shoqja në ankth. Më ka rrëshqitur burri, vajton ajo me oi, oi dhe në darkë me zor e fut në shtëpi.
Baba Karlo vazhdon i lumtur të shëtisë dhe gjobisë me doçin e tij./ CNA.al
Një lëvizje e re, e cila gjurmët e saj i ka disa kohë ...
Ta besojnë ose jo demokratët, le të thonë ç’të duan so...
Baba Karlon e ka kapur keq një dalldi e madhe për të f...
Lulzim Basha, ekselenti i gjumit dhe i matematikës, po...
Baba Karlo shkoi në Gjendje Civile sot që në mëngjes. ...
Baba Karlo po përgatit dokumentat për pension. Që në mëngj...
Baba Karlo hyri shend e verë në shtëpi. -Ke fituar ndonjë...
Kryetari i PD-së me vulë na uroi sërish. Nuk harron Lu...
Të gjithë prisnin me ankth ç’do të bëjë me vulën. Pyet...
Të nderuar shqipe, Shpresoj që kjo letër t’iu gjejë s...
Enkelejd Alibeaj ka gjetur kandidatin fitues të bashkisë s...
U çuditën fqinjët e Baba Karlos kur e panë sot nga dreka m...
Baba Karlo nis një kurs. Kur ia tha gruas në shtëpi ajo u ...
Njerëzit duken të shokuar. Mos qeshni kur lexoni! Mos u ta...
Nuk ndodh që Baba Karlon ta shohësh pa një bllok të tr...
“Baba Karlon” fëmijët e njohin nga përralla e Pinokut, e n...
Pasi zbuloi “talentin” për montazh të një audio-je e pasi ...
Supermeni i “Big Brother”-it, opinionisti Arbër Hajdari ka...
Ore vëlla, si je? Më dëgjo me vëmendje. Do zbresësh nga ...
Edi Rama: Kazanët mediatikë vëlojnë shpifjen e tyre pë...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...