
6 mënyra të fshehura se si ankthi mund t’ju pengojë në punë
Ndjenja e ankthit jo vetëm që mund të pushtojë trurin tuaj...
Materiali gjenetik i mbledhur në një treg kinez pranë vendit ku u identifikuan rastet e para me COVID-19 tek njerëzit, tregon ADN-në e atyre që njihen si qentë rakun të përzier me virusin. Kjo sipas ekspertëve ndërkombëtarë shton provat mbi teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët, dhe jo nga një laborator. Qentë rakun, të njohur dhe si 'tanuki' onuk janë rakunë, por kanë prejardhje nga familja e qenve.
“Këto të dhëna nuk japin një përgjigje përfundimtare se si filloi pandemia, por çdo pjesë e tyre është e rëndësishme për të na afruar tek përgjigjja”, tha të premten Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Por se si u shfaq koronavirusi mbetet e paqartë. Shumë shkencëtarë besojnë se ka shumë të ngjarë të ketë kaluar nga kafshët tek njerëzit, në një treg kafshësh të egra në Wuhan të Kinës, ashtu sikurse kanë ndodhur me shumë viruse të tjera në të kaluarën. Por në Wuhan gjenden disa laboratorëve të përfshirë në mbledhjen dhe studimin e koronaviruseve, gjë që ka nxitur teoritë, që shkencëtarët thonë se janë të besueshme, se virusi mund të ketë dalë nga një prej tyre.
Gjetjet e reja nuk i japin përgjigje pikëpyetjeve dhe ato nuk janë shqyrtuar zyrtarisht nga ekspertë të tjerë apo nuk janë publikuar në një revistë shkencore.
Zoti Tedros kritikoi Kinën për mos ndarjen e informacionit gjenetik më herët, duke thënë në një konferencë shtypi se këto të dhëna duhej të ishin ndarë tre vjet më parë.
Mostrat u mblodhën në fillim të vitit 2020, nga sipërfaqet në tregun e prodhime të detit Huanan, që ndodhet në Wuhan, ku u gjetën rastet e para me COVID-19 tek njerëzit, në fund të vitit 2019.
Zoti Tedros tha se sekuencat gjenetike u ngarkuan vetëm së fundmi në bazën më të madhe të të dhënave mbi viruset në botë nga shkencëtarët e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Më pas ata u hoqën, por jo përpara se një biolog francez të dallonte rastësisht informacionin e ta ndante atë me një grup shkencëtarësh me bazë jashtë Kinës, që po shqyrtojnë origjinën e koronavirusit.
Të dhënat sipas shkencëtarëve tregojnë se disa nga mostrat positive për COVID, të mbledhura nga një stallë, e njohur për tregtinë e kafshëve të egra, përmbanin gjithashtu gjene të qenve rakun, që tregojnë se kafshët mund të jenë infektuar nga virusi. Gjetjet u raportua për herë të parë në revistën ‘The Atlantic’.
Qentë rakun, të emërtuar si të tillë për shkak të fytyrës së tyre të ngjashme me rakunët, shpesh çiftohen për leshin dhe shiten për mish në tregjet e kafshëve në të gjithë Kinën. Ray Yip, një epidemiolog dhe anëtar themelues i zyrës së Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, tha se gjetjet janë domethënëse, edhe pse ato nuk janë përfundimtare.
Përpjekjet për të përcaktuar origjinën e pandemisë COVID-19 janë komplikuar nga shumë faktorë, duke përfshirë rritjen masive të infeksioneve tek njerëzit në dy vitet e para të pandemisë dhe një mosmarrëveshje gjithnjë e më të ashpër politike.
Ekspertëve u është dashur më shumë se 10 vjet për të përcaktuar origjinën shtazore të virusit SARS./ VOA
Ndjenja e ankthit jo vetëm që mund të pushtojë trurin tuaj...
Nga Cristina Brown “Corriere della Sera” Të porsalind...
Ushqimet tradicionale të dietës së Mesdheut mund të ulin r...
Ka nisur rimbursimi i fishave për matjen e glicemisë p...
Shirli Hods, 106 vjeçe, nuk e ka takuar fizikisht motr...
Gurët në veshka janë një ndër faktorët që ndikojnë më së s...
Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndës...
Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tan...
Duke përdorur të dhëna nga 100 spitalet në SHBA, studiuesi...
Një numër në rritje i studimeve mbështesin se lidhjet e fo...
Ndërsa vazhdojmë jetën tonë të përditshme, të gjithë n...
Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, ...
Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë pub...
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një p...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 310...
Venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet janë aq s...
Edhe pse mund të mos jeni në dijeni se e bëni këtë, gë...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar me ton...
Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...