LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A duhet të vazhdojmë të ndërhyjmë në mënyrë artificiale në frenimin e ndryshimeve të klimës?

21 Gusht 2023, 18:33, Sociale CNA

A duhet të vazhdojmë të ndërhyjmë në

A ka kontribuar një përpjekje ndërkombëtare me synime pozitive në reduktimin e ndotjes nga anijet, në ngrohjen e papritur të ujërave në Atlantikun Verior këtë vit? Ky është pretendimi i jashtëzakonshëm që bëri javën e kaluar një artikull në “Science”, revista e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës.

Në të pranohet se kufizimet në përmbajtjen e squfurit të karburanteve të përdorura nga anijet, kanë ndihmuar në uljen me 80 për qind të ndotjes nga anijet. Por me koston e paqëllimshme të reduktimit të formimit të reve mbi oqeane dhe përshpejtimin e ngrohjes globale. 

Më herët, korridoret e Oqeanit Atlantik ishin të mbuluara me “gjurmë anijesh” - re të verdha të mëdha që ndiqnin shtigjet e anijeve që kalonin andej. Tani, këto re janë zvogëluar dhe ujërat janë të ekspozuara ndaj fuqisë së plotë të Diellit, duke sjellë temperatura rekord të sipërfaqes së detit.

A duhet të vazhdojmë të ndërhyjmë në

Siç thotë Majkëll Dajmond nga Universiteti Shtetëror i Floridës në SHBA “është njëlloj sikur bota të humbasë papritur efektin e ftohjes nga një shpërthim shumë i madh vullkanik që ndodh çdo vit”. Për shembull, pretendohet se emetimet e dioksidit të squfurit nga shpërthimi i malit Pinatubo në Filipine në qershor 1991, i uli me 0.3 gradë Celsius temperaturat globale për 3 vite rresht.

Bota është më mirë pa ajrin e ndotur me squfur mbi oqeane. Ishin emetimet e squfurit nga termocentralet me djegie qymyri, ato që ishin përgjegjëse për shiun acid. Megjithatë, teoria se ngrohja e oqeanit është përkeqësuar nga zvogëlimi i reve të krijuara nga shkarkimet e anijeve ka rindezur pyetjen:A duhet të përdorim “gjeo-inxhinierinë” si një mënyrë për t’iu kundërvënë ndryshimit të klimës? 

Kjo ide ka ekzistuar prej kohësh. Eksperimentet me mbjelljen e reve, duke hedhur në atmosferë jodur argjendi apo kimikate të tjera, janë kryer që nga vitet 1940. Dhe ka pasur pretendime kontradiktore në lidhje me suksesin e tyre. Por vitet e fundit ka pasur një ringjallje të ideve mbi inxhinierinë e klimës.

A duhet të vazhdojmë të ndërhyjmë në

Në vitin 2015, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA shqyrtoi mundësinë e ftohjes së Tokës duke ndërhyrë në ‘albedo’-n e atmosferës së Tokës. Albedo është proporcioni i energjisë diellore të absorbuar, ku 0 është përthithja totale dhe 1 reflektimi total.

Akademia sugjeroi se kjo mund të arrihet duke injektuar rregullisht gazra që formojnë aerosole në stratosferë. Raporti i saj arriti në përfundimin se kjo mënyrë mund të ndihmojë në uljen e temperaturave në sipërfaqen e Tokës “dhe kushton më pak sesa dekarbonizimi i ekonomisë globale”.

Megjithatë, akademia arriti gjithashtu në përfundimin se “qasjet e propozuara të modifikimit të albedo-s sjellin rreziqe mjedisore, etike, sociale, politike, ekonomike dhe ligjore që lidhen me pasoja të synuara por edhe të paqëllimta”.

Pasojat e padëshiruara mund të jenë dëmtimi i shtresës së ozonit, ndryshimet në modelet e reshjeve dhe rritjes e tyre në pyje. Tek e fundit, ishte dëmtimi i shtresës së ozonit, ai që çoi në ndalimin e gazeve CFC tek frigoriferët dhe produktet e tjera në vitet 1980.

A duhet të vazhdojmë të ndërhyjmë në

Dhe sot do të ishte disi perverse nëse do t’i riktheheshim hedhjes së aerosoleve në stratosferë, të cilat mund të shkaktonin dëmtimin e shtresës së ozonit. Eksperimentet e mbjelljes së reve patën një dështim të ngjashëm, të paktën në Britani, sepse u bënë përgjegjëse për përmbytjen katastrofike të Linmauthit të vitit 1952, kur 229 milimetra shi ranë brenda 24 orëve në disa pjesë të Eksmur, duke shkaktuar vërshimin e ujërave në një pjesë të qytetit dhe humbjen e jetës së 35 njerëzve.

Me gjithë mohimet zyrtare të eksperimenteve me mbjelljen e reve që ishin duke u zhvilluar në atë kohë, më vonë dokumentet arkivore zbuluan se Operacioni Kumulus - një eksperiment i mbjelljes së reve nga RAF - ishte kryer vërtet në Anglinë Jugore midis 4 dhe 15 gushtit 1952 - data e fundit ishte dita e përmbytjes së Linmauth.

Fakti që eksperimentet u kryen nga Forca Ajrore Ushtarake, RAF, dhe jo nga një institucion, tregon gjithashtu diçka:që mbjellja e reve u pa në Britani po aq sa një armë e mundshme, por edhe si një mjet i dobishëm për zbutjen e thatësirës.

Gjithsesi, kjo praktikë kryhet ende nga vendpushimet e skive në SHBA që shpresojnë të rrisin sasinë e borës, por edhe nga kinezët që e përdorën atë për të shmangur shiun gjatë Lojërave të Olimpike të Pekinit të vitit 2008. Mbjellja e reve ndodh në atmosferën e poshtme të Tokës. Kryerja e eksperimenteve në ndryshimin e albedos së Tokës, duke hedhur materiale të ndryshme në stratosferë do të kishte pasoja shumë më të gjera, me potencialin për të gjeneruar edhe një luftë të re botërore./ Pershtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga