LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

3 Shtator 2023, 16:01, Sociale CNA
Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Foto ilustruese

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e hHënë dhe ditën e martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Pas ditës së mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të përqendruara në jug dhe në qendër të vendit.

Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8 m/s.

Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë./ CNA

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Lajmet e fundit nga