
Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Fëmija i birësuar vjen në familjen e re me ndjesinë e dhimbshme të të qenit i refuzuar dhe braktisur. Edhe pse e paartikuluar me fjalë, fëmija e ka përjetuar braktisjen, pasi nuk ka arritur të provojë e të ndërtojë lidhjen nënë fëmijë pas lindjes.
Kjo lidhje ndërtohet nëpërmjet kontaktit në trup e gji të nënës, nëpërmjet zërit të saj të ngrohtë e përkëdhelës, pra, fëmija ndjen mirëpritjen e asaj që e mbajti në trup dhe i fali jetën.
Këtë lloj “trajtimi”, fëmija i braktisur që në lindje, siç vazhdon të ndodhë te ne, nuk e provon. Dhe ky mohim e bën fëmijën e braktisur të mos ndërtojë atë që specialistët e quajnë “lidhja parësore” që luan një rol të veçantë për shëndetin mendor të njeriut.
Megjithatë njeriu edhe pse braktiset në fillim të jetës nuk është kaq i brishtë. Kapja te jeta është një karakteristikë e veçantë e fëmijëve në përgjithësi dhe e fëmijës së braktisur në veçanti. Edhe pse fëmija i adaptuar jeton me frikën se braktisja mund të përsëritet si dhe vështirësinë për tu afeksionuar me prindërit adaptues, ai apo ajo prapë ja dalin, pasi kjo frikë mund të zbehet e zhduket me kohë.
Prindërit birësues që e kanë marrë këtë vendim, e kanë marrë me mend e shpirt dhe do të bëjnë gjithçka si çdo prind për të fituar besimin e fëmijës. Ata, prindërit, duke i demostruar durim dhe duke i dhuruar fëmijës gjithë dashurinë për të cilën ai apo ajo ka aq shumë nevojë, do t’i japin kohën e duhur, pa u bezdisur apo turpëruar se fëmija i tyre është ndryshe, derisa fëmija vërtetë të bëhet dhe ndihet pjesë e familjes.
Shpesh këta fëmijë cilësohen shumë të vështirë, me probleme socializimi apo me sjellje jonormale. Mendoj se më shumë është paragjykim sesa është e vërtetë.
Nga eksperienca ime personale kam hasur fëmijë të vështirë të rritur nga prindërit e tyre biologjikë dhe të rrethuar nga njerëzit e tyre të gjakut dhe fëmijë të birësuar që ishin për tu patur zili për sjelljen dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve.
Në fakt, fëmija i birësuar ka të gjithë të drejtën e botës të shprehë dhimbjen, dyshimin dhe inatin që provon brenda vetes dhe këtë natyrisht që do ta ndajë me prindërit. Ai apo ajo, ka eksperienca të rënda që lenë plagë në shpirt të fëmijës dhe si çdo plagë e rëndë, kërkon shumë kujdes dhe trajtim të vazhdueshëm deri sa të shërohet plotësisht.
Mbase shenja do të mbetet, por dhimbja nuk do të jetë më dhe fëmija do të jetë një i rritur joproblematik, i shëndetshëm e zot i vetes së tij. Dhe që ky rrugëtim, i pranimit të familjes nga fëmija dhe njohja me prindërit të jetë sa më i mbarë dhe e shëndetshëm, duhet thënë e vërteta që në fillim: që një grua tjetër i fali jetën, por që nuk ishte gati të bëhej nënë dhe këta dy prindër që nuk bënin dot fëmijë, e kërkuan dhe e gjetën dhe e kanë brënda shpirtit të tyre si çdo prind tjetër fëmijën e tij.
Prindër, ju që birësoni fëmijë dhe që bëni një vepër kaq të madhe, mos e filloni atë me gënjeshtër dhe frikë, por me kurajon e prindit që e do shumë fëmijën e tij.
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Gënjeshtra është e dënueshme me ligj, por ne nuk e për...
Shumëgjuhësia stërvit trurin dhe rrit performancën e tij. ...
Ditën e mërkurë dhe ditën e enjte reshjet e shiut do të je...
Një vajzë pesë vjeçe kishte dalë shëtitje me babanë e saj ...
Reshjet intensive të shiut kanë prekur disa qarqe të Shqip...
Kërkesa për punonjës të teknologjisë dhe informacionit (TI...
Sot do të ketë mot të vranët deri në orët e para të mëngje...
Punonjësit parapëlqejnë, në një masë të madhe, punën hibri...
Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të p...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kt...
Edhe për ditën e dielë vendi ynë do të jetë nën ndikim...
Në botën e sotme, njerëzit jetojnë më gjatë dhe vazhdojnë ...
Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me...
Në pjesën e parë të ditës, ultësira perëndimore paraqitet ...
Gjashtëdhjetë sekonda është gjithçka që do t’ju duhet, për...
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike r...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve...
Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në ekzaminim...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve rel...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Një aksident ka ndodhur sot në lagjen numër 18, në bul...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...