LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë duhet t’u mësojnë prindërit fëmijëve

3 Shtator 2023, 08:30, Sociale Lira Gjika
Çfarë duhet t’u mësojnë prindërit
Foto ilustruese

Që fëmija të dojë veten duhet që prindërit t’i mësojnë e demostrojnë se vetja është e para. Prindërit duhet ta duan e ta mbrojnë nëpërmjet respektit si një person më vete. Nëpërmjet përgjegjësisë, pra të zgjedhin fjalët, kohën dhe vendin e duhur, kur duan t’i bëjnë një vërejtje apo tërheqin vëmendjen.

-Ka shumë rëndësi për formimin e karakterit të fëmijës se si sillen prindërit me të në publik.

-T'i njohin të drejtën të jetë i lirë të bëjë disa gjëra vetë, si të veshë atë që i pëlqen, pavarësisht shijes së prindërve.

-Të mos imponohen në ushqim, vetëm kur produktet që kërkon të konsumojë janë të dëmshme për shëndetin e fëmijës. Natyrisht që duhet sqaruar me durim dhe duke i dhënë të drejtë që mërzitet.

-Të respektohen disa vendime të tij.

-Kur fëmija thotë “nuk të kam xhan”, prindit nuk duhet t’i ngelë hatri, të vazhdojë të sillet njëlloj.

-Mos e prekni në trup apo zonë genitale.

-Prekeni me leje edhe kur doni ta puthni apo perkedhelni.

-Mos e shihni të vogël, por një njeri tjetër që u është besuar nga Zoti apo jeta, sipas besimit tuaj. Të gjitha këto veprime tuajat i mësojnë dhe edukojnë fëmijës vlerën e vetes dhe sa e çmuar është ajo.

Lajmet e fundit nga