LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtra ndaj fëmijëve, vesi që të rriturit duhet ta eliminojnë

30 Gusht 2023, 16:40, Sociale Lira Gjika
Gënjeshtra ndaj fëmijëve, vesi që të rriturit duhet ta
Foto ilustruese

Gënjeshtra është e dënueshme me ligj, por ne nuk e përfillim ligjin dhe i gënjejmë fëmijët pa as më të voglën pendesë dhe keqardhje.

Kur dikush na gënjen, ne të rriturit ndihemi keq, fyhemi e deri bëhemi armiq me personin që na ka gënjyer.

Kur vjen puna te fëmijët, ne të rriturit i gënjejmë pa gjë të keq. I gënjejmë sepse përtojmë apo nuk dimë ti përgjigjemi dhe i biem shkurt, i gënjejmë.

Kjo mënyrë të sjelluri me fëmijët, tregon që nuk i konsiderojmë si njerëz apo individë e persona më vete. Është përgjegjsi e jona tua respektojmë jetën dhe veten, prandaj kjo mënyrë të sjelluri duhet të marrë fund nëse vërtet i duam fëmijët.

Të gënjyerit e fëmijëve, bindja se nuk kuptojnë pasi janë të vegjël, duhen ndaluar me ligj. Prindër gjyshër e të rritur të tjerë, nuk është nevoja të gënjeni.

Më mirë të qajë fëmija se sa ta gënjeni. E qara është reagim natyral i njeriut, po ta asistoni dhe t’i jepni të drejtë, nuk ndodh asgjë e keqe.

E keqja ndodh kur i gënjejmë fëmijët edhe ata do të bëhen mosbesues dhe do të rrënjosin zakonin e gënjeshtrës.

Lajmet e fundit nga