LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I ftohti i mëngjesit nuk do ta "shuajë" diellin në fundjavë/ Suprizat e motit nga MeteoAlb

23 Shtator 2022, 08:05, Sociale CNA

I ftohti i mëngjesit nuk do ta "shuajë" diellin në

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimn e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.   

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa nesër me  24 shtator 2022, sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Po ashtu edhe në orët vijuese vranësirat do të jenë prezente, ku herë pas here do të bëhen më të dukshme në territor, por të fokusuara do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga