LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kërkoi të pastrehut të largohej nga parku i lojërave të fëmijëve/ Qytetari përballet me urrejtje

1 Shtator 2023, 20:47, Sociale CNA

I kërkoi të pastrehut të largohej nga parku i lojërave

Një person që mendonte se po kryente një vepër fisnike është përballur me urrejtje në rrjetet sociale.

Ai i kërkoi një personi të pastrehë që po flinte në një kënd lojërash për fëmijë të gjente një vend tjetër për të shkuar. 

Këtë veprim qytetari e bëri me qëllimin që të mbronte fëmijët, të cilët ishin të frikësuar nga i pastrehi.

Fëmijët duhet të vijnë të luajnë këtu, ky është shesh lojërash për fëmijë. Ju jeni duke fjetur në shesh lojërash për fëmijë!", e qorton ai të pastrehun.

Por ku videoja u publikua në rrjetet sociale, qytetari u përball me një sërë komentesh që i thonin se ndërhyrja e tij ishte e pavend dhe po shkelte padrejtësisht paqen e një personi të pafajshëm. 

Ndonëse kishte edhe nga ata që besojnë se ai bëri gjënë e duhur, shumica e komentuesve e kritikuan për shqetësimin e të pastrehut me pretendimin se nuk kishte ku të flinte tjetër. 

Videoja e xhiruar në në kënd lojërash në Los Anxhelos ka marrë mbi 1 milion shikime në “TikTok”./ CNA

Lajmet e fundit nga